fbpx

Aktualitet

Shqipëri-Islandë, Meta: Duam fitore, por topi është i rrumbullakët





               Publikuar në : 09:53 - 10/09/19 |
mapo.alm

“Elbasan Arena”, prej orës 20:45 të mbrëmjes së sotme, do të jetë arena e së vërtetës. Nga kjo ndeshje kualifikuese në Grupin H varet gjithçka; mbajtja gjallë e shpresave për kualifikim në “Euro 2020”, por me gjasë edhe fati i vetë trajnerit Edy Reja, për të rinovuar kontratën.


Teksa na ndajnë edhe pak orë nga ndeshja me Islandën, Presidenti Ilir Meta nëpërmjet “Facebook” ka dhënë një mesazh të fortë për mbështetje dhe bashkim me Kombëtaren Shqiptare.



“Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes.


Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7.

Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit.

Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!”, shkruan Presidenti Meta në një postim në FB, duke nxjerrë edhe këto foto:

70502772_2476961949016730_5871543047539392512_n70032520_2476961895683402_5157688391675936768_n

 

Lexo edhe: 

Reja bën ndryshimet në formacion para ndeshjes me Islandën


Etiketa: , , , , , ,

Pas