Lufta kundër terrorizmit ka bërë bashkë Shqipërinë dhe Italinë. Dy ministrant e Brendshëm Saimir Tahiri dhe Angelino Alfano kanë ndarë opinionin për të përforcuar kapacitetet në luftën kundër terrorizmit deri në ndërtimin e ekipeve të hetimit mes dy vendeve.
“Sot adresuam një çështje që është prioritare për ne dhe rajonin. Luftën e përbashkët kundër terrorizmit. Ngjarjet në Paris shpresoj ta kenë sjellë në qendër të vëmendjens çështjen e bashkëpunimit mes nesh në nivel dy palësh por edhe me BE për të adresuar të gjithë bashkë luftën kundër terrorizmit.
Shqipëruia ka një axhendë të ngjeshur në këtë pikëpamje, jo vetëm përsa i përket luftëtarëve që shkojnë nga Shqipëria pëer të luftuar në vendet e tjera.
Ndamë opinmione të përbashkëta për domosdoshmërinë për të përforcuar kapacitetin tonë në luftën kundër terortizmit deri në ndërtimin e ekipeve të përbashkëta të hetimit e cila është një prioritet i përbashkët“ tha Tahiri.
Alfano: Të thajmë detin ku noton terrorizmi
Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i Brendshëm i Italisë, Alfano, i cili tha se do bashkëpunojmë me Shqipërinë për të luftuar terrorizmin, kryesisht terrorizmin fetar.
“Bashkëpunim mes dy vendeve për të luftuar së bashku ndaj fenomeneve të terrorizmit kryesisht ndaj terrorizmit me natyrë fetare. U ndodha në Paris për të marrë pjesë në atë marshim për tu solidarizuar dhe sot jam këtu për synimin tonë në luftën kundër terrorizmit, ku Shqipëria është pjesë e Europës dhe të përfshihet në luftën kundër terrorizmit.
Kjo pjesë e botës mund të konsiderohet si një strehë ku mund të stërviten luftëtarët e huja dhe më pas shkojnë luftojnë në zonat e konfliktit.
Ne propozojmë të krijojmë një skuadër biletarele mes dy shteteve për të shkëmbyer në mënyrë të shpejtë informacionet dhe për të mësuar në kohë reale çfarë ka të bëjë me terroristët dhe terrorizmin.
Ta nisim nga Shqipëria dhe Italia por janë të mirëpritur dhe shtete të tjera
Jemi dakord që të nisim një takst force mes dy policive tona për të shkëmbyer infomacione dhe për të bërë që dy qeveritë të konsiderohen si qeveri me një unitet konkret që të luftojnë terrorizmin dhe që thajmë detin ku notojnë terroristët”