Lehtësohen procedurat për leje qëndrimit të përkohshëm ndërmjet dy anëve të kufirit Shqipëri Kosovë.
Tani leja qëndrimit të përkohshëm në të dy anët e kufirit 0do të merret për 5 vite. Ministrat e Brendshëm të dy shteteve, Bledi Çuçi dhe Xhelal Svelça treguan lehtësirat në kritere dhe heqjen e barrierave buroktratike.
Kjo u bë në mbledhjen e sotme të përbashkët të dy qeverive Shqipëri – Kosovë.
Kur mund të marrin leje qëndrimi?
Shtetastit e Shqipërisë dhe të Kosovës në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkoshhëm mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në 5 vite për këto arsye
-Ribashkim familjar
-Arsim parauniversitar apo arsim të lartë
-Kërkime shkencore
-Arsye humanitare, përfshirë refugjatët, personat në mbrojtje plotësuese dhe personat me statut të pashtetësisë, viktima të trafikimit me njerëz apo viktima të kontrabandës me emigrant dhe emigrant që kanë shprehur vullnet bashkëpunimi me autoritetet kompetente.
Si merret leja e qëndrimit?
-Çdo shtetas i Kosovës në Shqipëri mjafton të ketë një dokument identifikimi, plotësojë një formular e të deklarojë një adresë të përshtatshme e menjëherë merr një leje 5 vjeçare dhe më pas i takon leja e përhershme pa patur nevojë të bëjë aplikim tjetër.
-Kjo leje qëndrimi unifikohet dhe njësohet me lejen e punës.
-Pa asnjë dokument vetëm leja e qëndrimit çdo shtetas ka të drejtë të punojë në të dy anët e kufirit.
“Nuk ka nevojë për asnjë aplikimi apo dokument për të marrë leje pune për të punuar një shtetas i Kosovës në Shqipëri apo një shtetas i Shqipërisë në Kosovë” tha ministri Çuçi
“Për leje 5-vjeçare do kenë nevojë studentët, të punësuarit por kjo nuk nënkupton se ai pas 5 vitesh do vijë të kërkojë leje. Automatikisht atij do t’i zgjatet” tha ministri Svelça.