Kryesore

Shqipëri-Kosovë, nesër mbledhja e dy qeverive, zbardhet agjenda






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:08 - 01/10/20 |
mapo.al

Zbardhet agjenda e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri–Kosovë, takim i cili do zhvillohet ditën e nesërme. Delegacioni kosovar do të mbërrijë në orën 11:00 në vendin tonë.


Takimi do zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Dy kryeministrat Rama dhe Hoti do të kenë fjalën kryesore. Takimi do të zgjasë dy orë dhe mbyllet me konferencën për media të Ramës e Hotit.


Agjenda e plotë:



Delegacioni kosovar pritet të mbërrijë në orën 11:00 dhe pak minuta më vonë do të mbërrijë edhe kryeministri Hoti.


Mbledhja mes dy qeverive do të hapet në orën 11:30 dhe më pas në orën 13:30 do të ketë konferencë për shtyp.


Agjenda e plotë e mbledhjes së dy qeverive:

11.00– Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve (Vendi: Pallati i Kongreseve)

11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

11.30– Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar

12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.00– Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

(Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)

13.30 – Foto e përbashkët (Vendi:Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)


Etiketa: , , ,

Pas