Shtohen ethet dhe emocionet për sfidën e mbrëmjes ku Shqipëria do të përballet ndaj Polonisë në një sfidë elektrizuese që vendos gjithçka për fatin e kualifikimit në Botëror.
Në “Air Albania” nuk do ketë vend ku të hedhësh mollën pasi do të jetë i tejmbushur me 22 mijë tifozë të pranishëm por jo tê gjithë do të brohorasin për Shqipërinë.
Në fakt siç mësohet në impiantin modern në zemër të Tiranës do të jenë jo pak por 1 mijë tifozë polakë të pranishëm për miqtë.
FSHF ka shitur 1 mijë bileta për tifozët e Polonisë, ku edhe për këta të fundit është njê finale sepse një humbje i nxjerr ata jashtë për një vend në playoff.
Gjithsesi, 21 mijë të tjerë do të brohorasin për kuqezinjtë dhe kjo ka më shumë rëndësi.