Kapiteni Elseid Hysaj nuk mund t’i ndahet kombëtares kuqezi. Ai i është bashkuar ekipit, madje po rri afër djemve. Shkodrani është dhe në dhomat e zhveshjes, ndërsa ka zbritur dhe në fushën e stadiumit të Stambollit, aty ku do të zhvillohet ndeshja e Turqisë kundër Shqipërisë.
Telesport ka arritur t’i marrë një prononcim të shkurtër duke e pyetur në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Mbrojtësi i krahut konfirmoi se është mirë. “Jam mirë“, – tha Hysaj.
LEXO EDHE:
Ndeshja Shqipëri-Turqi, blindohet stadiumi “Şükrü Saraçoğlu” (VIDEO)
Turqi-Shqipëri, FSHF tifozëve: Këto materiale nuk lejohen në stadium