Monday, July 11, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ulet numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid gjatë javës së fundit

by mapo.al
30/11/2021
in Aktualitet, Kryesore, Shëndeti
0

Shqipëri, ulen viktimat dhe rastet e reja me Covid gjatë javës së fundit

Situata e pandemisë në Shqipëri shënoi një përmirësim të lehtë të gjendjes gjatë javës së fundit (23-29 nëntor), ndërsa numri i viktimave, e po ashtu dhe i rasteve të reja u ulën. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se vdekjet ranë me 17 përqind, duke zbritur në 43 humbje jete, nga 52 në javën pararendëse.

Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë njoftoi për 3 viktima, një qytetar nga Himara 66 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetare nga Durrësi 83 vjeçe. E marta e shkuar, ishte dita me më shumë humbje jete, 10 të vdekur. Që nga nisja e pandemisë në mars të vitit të shkuar në Shqipëri janë rregjistruar 3092 humbje jete

Gjatë javës së fundit, rastet e reja zbritën në 3139 të infektuar, ose 6.1 përqind më pak se në periudhën 16-22 nëntor, kur ishin rregjistruar 103 raste më shumë. E hëna ishte dita me numrin më të ulët ,195 raste të identifikuara në 27 bashki: 63 në Tiranë, 23 në Fier, 18 në Durrës, 12 në Berat, 10 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Vlorë, nga 5 qytetarë në Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Tropojë, 4 në Krujë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Mat, Kuçovë, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Selenicë, Patos, Roskovec, nga 1 qytetar në Kukës, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj.

Numri i ulët i të hënës, i dedikohet dhe reduktimit të ndjeshëm të testimeve, 1664 të tilla, shumë poshtë mesatares ditore të javës së shkuar, prej 2910 tamponësh. Në total, gjatë 7 ditëve të fundit janë kryer 20376 testime.

Edhe pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të reja) shënoi për të dytën javë me radhë një rënie, duke zbritur në kuotën e 15.4 përqind, ose 1.1 pikë përqindje më pak. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Gjendja në spitale ka qenë thuajse e qëndrueshme, me një përmirësim të lehtë krahasuar me javën pararendëse. Numri i shtrimeve është luhatur mes 150 dhe 161 pacientëve, ndërsa i atyre që janë trajtuar në terapi intensive mes një minimum prej 15 dhe një maksimumi prej 23 të sëmurësh.

Edhe rastet aktive kanë rënë për të dytën javë me radhë. Të dhënat e së hënës, 29 nëntor, tregojnë se në të gjithë vendin janë 7.431 te prekur, nga të cilët, më shumë se gjysma në Qarkun e Tiranës, ndërsa në qarqet e tjera janë nga një maksimum prej 713 të prekurish në Fier, te një minimum prej 52 rastesh në Qarkun e Kukësit.

JU SUGJEROJME

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
Ekonomi

Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit

11/07/2022
E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën

11/07/2022
Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
Bota

Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia

11/07/2022
Ndahet nga jeta mjeku dhe epidemiologu i shquar shqiptar
Aktualitet

Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid

11/07/2022
Next Post
Vala populiste në Evropë tregon shenja dobësimi

Vala populiste në Evropë tregon shenja dobësimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Banesat rriten me 60 për qind gjatë 10 viteve të fundit
  • Shtohen të huajt, nga Italia deri në Britani, që kërkojnë punë në Shqipëri
  • E rëndë/ Djali i vetëm në familje, rrëzohet nga skela ku punonte dhe humb jetën
  • Tragjike/ 5-vjeçari fut kokën në tullumbace dhe vdes nga asfiksia
  • Shifrat e 24 orëve të fundit, bien ndjeshëm rastet Covid



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In