Thursday, May 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shqipëri, vazhdon emigracioni i pakontrolluar i të rinjve

by mapo.al
18/01/2022
in Aktualitet, Kryesore
0

Shqipëri, vazhdon emigracioni i pakontrolluar i të rinjve

Nga Pëllumb Sulo

Në Shqipëri, emigracioni i të rinjve vazhdon të jetë një nga problemet më shqetësuese për shoqërinë shqiptare.

Niveli i lartë i papunësisë dhe varfërisë, kriminaliteti si dhe problemet në sistemin arsimor, shoqëruar këto edhe me tensionet politike, po shtyjnë shumë të rinj të emigrojnë në mënyrë të pakontrolluar drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Emigracioni i pakontrolluar i të rinjve drejt vendeve perendimore prej vitesh vazhdon të jetë një nga shqetësimet e shoqërisë shqiptare.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2020 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 179 mijë persona, me një mesatare vjetore prej 35 mijë e 800 persona, pjesa më e madhe të rinj.

Por, përfaqësues të shoqërisë civile pohojnë se numri i personave që kanë emigruar është shumë më i lartë se shifrat zyrtare.

Shqipëri, vazhdon emigracioni i pakontrolluar i të rinjve

E reja Sara Zenelaj nga Kukësi ka mbaruar studimet universitare në degën komunikim dhe marketim dixhital, megjithatë ajo nuk ka arritur të punësohet, as në sektorin shtetëror dhe as atë privat, çka e ka shtyrë të mendojë për të emigruar në një nga vendet e BE.

“Mendoj largimin jashtë vendit duke ditur se në Shqipëri nuk ka shumë mundësi punësimi . Problemet ekonomike dihen në të gjithë vendin tonë. Dua një të ardhme më të mirë për veten time dhe, pse jo, edhe një zhvillim më të mirë në karierë”.

Për drejtuesin e Qendrës për Progres Rinor, Rifat Demalija, një pjesë e madhe e të rinjve të intervistuar pohojnë se dëshirojnë të emigrojnë për një të ardhme më të mirë.

“Nga të gjithë ata, që kemi intervistuar dhe pyetur, më shumë se 85% e tyre dëshirojnë të largohen nga vendi për arsye të ndryshme si, zhgënjim nga politika, zhvillimet e gjata gjatë tranzicionit, politika, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve duke mos mbajtur premtimet e tyre”.

Marjan Lukani drejton Qendrën Rinore “Arka” në qytetin e Shkodrës. Ai thotë se shumë të rinj janë afruar pranë kësaj qendre për të mësuar gjuhën gjermane dhe atë italiane me qëllim emigrimin. Ajo që i shtyn të rinjtë të emigrojnë, thotë ai, është situata konfliktuale e klasës politike, që ka ndikuar në humbjen e shpresës për të ardhmen, tek të rinjtë.

“Sot kemi një konflikt më të madh jo vetëm midis dy palëve, por edhe brenda opozitës në vetvete, ku opozita është shpresa për kombin. Sepse, ne gjithmonë jemi të pakënaqur me atë që n’a qeveris. Ndoshta j’a dime vlerat më vonë, kur ajo qeverisje kalon. Ajo që n’a çon përpara është opozita. Dhe, për fat të keq, populli shqiptar nuk shikon shpresë tek opozita”.

Mes zonave me emigracion të lartë në Shqipëri, sipas Rifat Demalisë, është zona verilindore ku përfshihet Qarku i Kukësit me tre bashkitë e tij; Kukësin, Hasin dhe Tropojën. Në këtë zonë të largët malore vështirësitë në zonat rurale janë shumë më të mëdha se në pjesën tjetër të vendit.

“Një shkak dhe arsye e fortë për familjarët, të rinjtë dhe të rejat, që jetojnë në zonat rurale, dëshirojnë të largohen nga vendi për shkak se infrastruktura është e mjerueshme. Është alarmante të shikosh situatën në shkolla, pa ngrohje, pa kushte higjeno-sanitare, me rrugë të paasfaltuara dhe shumica e fshatrave nuk kanë edhe ujësjellës”.

Përgjegjësi për ritmet e larta të emigrimit të të rinjve ka edhe sistemi arsimor, i cili, sipas drejtuesit të Qendrës Rinore “Arka”, Marjan Lukani, nuk po arrin të përshtatet me nevojat e reja të tregut të punës.

“Emigracionin mund t’a shikojmë edhe si një anë pozitive. Nëqoftëse të rinjtë shkojnë në një vend të BE, ose larg BE, por më të zhvilluar se Shqipëria, ata mund të punojnë për të sjellë të ardhura për në Shqipëri. Por, fatkeqësisht ne po i çojmë të rinjtë tanë të papërgatitur për atë treg pune ku ata shkojnë. Sepse ne nuk po i përgatisim për tregun tonë të punës dhe jo më për tregun ku ata shkojnë. Dhe, kështuqë ata hasin probleme për integrimin dhe punësimin e tyre”.

Emigracioni i dekadës së katërt ka në qendër të tij popullsinë më aktive dhe më prodhuese për tregun dhe ekonominë shqiptare, pasi pjesa më e madhe e personave që kanë emigruar janë të moshës 18 deri në 40 vjeç. Kështu, në Shqipëri po vërehet fenomeni i tkurrjes dhe plakjes së popullsisë, shoqëruar me zvoglimin e forcës se punës.

JU SUGJEROJME

Bylykbashi: Rama po krijon një opozitë marionetë, që ta zgjedhë vetë presidentin
Aktualitet

Bylykbashi: Rama po krijon një opozitë marionetë, që ta zgjedhë vetë presidentin

19/05/2022
Ministrja gjermane: Rusia se po përdor urinë si armë lufte
Bota

Ministrja gjermane: Rusia se po përdor urinë si armë lufte

19/05/2022
Vladimir Putin bie dakort që në Mariupol të ndërhyjë Kryqi i Kuq
Bota

Putin shkarkon komandantët e lartë për dështimet në Ukrainë

19/05/2022
Gafa e radhës/George W Bush i ka mbetur mendja tek Iraku, e ngatërron me Ukrainën
Bota

Gafa e radhës/George W Bush i ka mbetur mendja tek Iraku, e ngatërron me Ukrainën

19/05/2022
Next Post
Turqia dhe Serbia ranë dakord të ndërmjetësojnë bisedimet për krizën në Bosnjë

Turqia dhe Serbia ranë dakord të ndërmjetësojnë bisedimet për krizën në Bosnjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Bylykbashi: Rama po krijon një opozitë marionetë, që ta zgjedhë vetë presidentin
  • Ministrja gjermane: Rusia se po përdor urinë si armë lufte
  • Putin shkarkon komandantët e lartë për dështimet në Ukrainë
  • Gafa e radhës/George W Bush i ka mbetur mendja tek Iraku, e ngatërron me Ukrainën
  • Ish-koloneli rus hesht të ftuarit në studio: Situata për ne do të përkeqësohet



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In