Aktualitet

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, mesazhe nga Rama dhe Meta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 11/06/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë përshëndetuar anëtarësimin e përkohshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit për vitet e ardhshme.






Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e quan lajm të bukur, teksa shton se vendi ynë mori 175 vota, nga 117 që i duheshin.


“LAJM I BUKUR, Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023”, shkruan Rama në Facebook.







Për presidentin Ilir Meta sfidat që e presin Shqipërinë pas këtij momenti janë madhore, por shprehet se ka besim që vendi ynë do t’i përmbushë ato me përgjegjësi.



“Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global. Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme”, shprehet Meta.

Lexo edhe :  Shqipëria mposhtet në Çeki, eurogoli e Cikalleshit nuk mjafton

LEXO EDHE:

Historike – Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit

6


Etiketa: , , , ,

Pas