Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shqipëria anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Moment i jashtëzakonshëm

by mapo.al
05/06/2021
in Aktualitet, Politika
0

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’  në News24 foli mbi takimin që do të mbahet në 11 qershor në SHBA, ku në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023.

Xhaçka vlerësoi se ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.



“Përfitimet janë të shumta, patjetër edhe në formën e prestigjit të politikës tonë të jashtme dhe të rëndësisë që ajo do të ketë në arenën globale por edhe të forcimit të marrëdhënieve siç ju thashë dypalëshe, shumëpalëshe por edhe të atyre që nuk kanë qenë në vëmendjen tonë deri më tani për shak të kufizimeve të shtrirjes gjeografike apo të veprimatrisë sonë diplomatike. Ndaj them që është një moment shumë i rëndësishëm por është edhe një sfidë shumë e madhe për ta kryer me sa më shumë sukses këtë dy vjeçar që do të jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit.”- u shpreh Xhaçka, ndërsa foli për prioritetet që do të ketë vendi ynë në këtë drejtim.

“Prioritetet që ne kemi janë padiskutim të Drejtat e Njeriut edhe Ligji Ndërkombëtar, pra respektimi i të Drejtave të Njeriut dhe Ligjit Ndërkombëtar  si një parakusht për paqen, sigurinë, të drejtat e grave, respektimi i të drejtave të grave dhe këtu ne jemi një histori suksesi me një përfaqësim vërtet dinjitoz të grave në administratën publike, në role ekzekutive, në  shoqerinë civile në përgjithësi dhe patjetër që respektimi i të drejtave të grave është një kusht  për paqen edhe sigurinë. Kemi patjetër mjedisin edhe rreziqet që mosrespektimi i problematikave që kanë lidhje me mjedisin, mundësinë për sigurinë, metodat e punës në Kombet e Bashkuara që kanë të bëjnë me një atashim të Shqipërisë bashkë me shumë vende të tjera për të avancuar një axhendë gjithnjë edhe më bashkëpunuese ose nje metodë pune që është gjithnjë edhe më konstruktive, edhe më bashkëpunuese në dobi të atyre që janë patjetër qëllimet, prioritete dhe objektivat e Kombeve të Bashkuara, punës së përbashkët dhe kështu me rradhë. Pra, takimet do të kenë në thelb prezantimin e prioriteteve të Shqipërisë dhe arsyet pse Shqipëria duhet votuar fuqimisht në këtë mundësi të jashtëzakonshme.”- vijoi Xhaçka.

 

 

Pjesë nga Intervista:

Pyetje: Le ta nisim me një lajm për Shqipërinë znj.Xhaçka, në datën 11 qershor, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria pritet të zgjidhet anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023. Ju, ditën e nesërme do të udhëtoni drejt Nju Jorkut në mbledhjen e OKB-së. Çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Ministrja Olta Xhaçka: Ky është një moment i jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Në 65 vite të anëtarësimit të saj në Kombet e Bashkuara, Shqipëria nuk e ka pasur asnjëherë mundësinë për të qënë një anëtare jo e përherëshmë ë Këshillit të Sigurisë të OKB-së që është në fakt forumi më i lartë apo tryeza më e lartë vendimmarrëse e Kombeve të Bashkuara. Është një mundësi e jashtëzakonshmë për politikën tonë të jashtme, për dilomacinë tonë, për maturinë e diplomacisë sonë. Patjetër që mundësia që na është krijuar edhe përmes konsensusit që ka dhënë grupi i Evropës Lindore ku përfshihet edhe Shqipëria ka të bëjë me maturinë edhe pjekurinë e politikës sonë të jashtme, me konstruktivitetin e diplomacisë sonë si në marrëdhënie dypalëshe, ashtu dhe në marrëdhënie shumëpalëshe, por edhe me kontributin e rëndësishëm që Shqipëria ka dhënë për paqen, sigurinë, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm qoftë rajonal, qoftë pastaj atë global. Kështuqë patjetër është një vlerësim i politikës së jashtme dhe i diplomacisë shqiptare dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për të qenë siç e thashë, në tryezën më të lartë vendimmarrëse ku do të punojmë ngushtësisht me partnerët tanë,vençanërisht me partnerët strategjikë për të avancuar një axhendë në shërbim të paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Pyetje: Pse mbërrin tani ky vendim për Shqipërinë dhe flasim pak edhe për kandidaturat, si funksinon znj. Xhaçka dhe kur flisni që janë lajmë të mira, sjellë diçka të mirë për Shqipërinë, për çfarë benefitesh bëhët fjalë?

Ministrja Olta Xhaçka: Atëherë, nuk është një vendim që në fakt vjen nga të tjerët, është një lobim i gjatë serioz dhe i qëndrueshëm i Shqipërisë por edhe i të gjithave le të themi, veprimtarisë së strukturave të politike sonë të jashtme, të shërbimit tonë diplomatik, për ta pasur këtë mundësi. Përgjithësisht vendet janë në garë dhe votohen se kush do ta ketë një mundësi të tillë. Ne, për fatin tonë të mirë nuk jemi në garë, sepse kemi konsensusin e të gjithë grupit të Evropës Lindore ku bëjmë pjesë, pra që jo thjesht na kanë propozuar por që po na mbështesin me konsensus për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit. Përfitimet janë të shumta, patjetër edhe në formën e prestigjit të politikës tonë të jashtme dhe të rëndësisë që ajo do të ketë në arenën globale por edhe të forcimit të marrëdhënieve siç ju thashë dypalëshe, shumëpalëshe por edhe të atyre që nuk kanë qenë në vëmendjen tonë deri më tani për shak të kufizimeve të shtrirjes gjeografike apo të veprimatrisë sonë diplomatike. Ndaj them që është një moment shumë i rëndësishëm por është edhe një sfidë shumë e madhe për ta kryer me sa më shumë sukses këtë dy vjeçar që do të jemi pjesë e Këshillit të Sigurimit.

Pyetje: Ju, siç e përmenda, do të udhëtoni ditën e nesërmë drejt Nju Jorkut. Si do të jetë axhenda, çfarë është parashikuar? Si do të jetë ky udhëtim zyrtar?

Ministrja Olta Xhaçka: Atëherë, përpara datës 11 që do të jetë fomalisht edhe votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kemi një axhendë goxha ambicioze takimesh dhe lobimi për Shqipërinë duke prezantuar tek të gjitha përfaqësitë në OKB, të gjitha misionet e përherëshme të vendeve që janë anëtare të OKB-së me përfaqësuesit e tyre permanent pra, me Ambasadorët por edhe me homologë, me ata që do të jenë, që do të ndodhen gjatë këtyre zhvillimeve në Nju Jork për të prezantuar edhe prioritetet e Shqipërisë gjatë këtij dy vjeçari, të cilat janë edhe pikat tona të forta. Prioritetet që ne kemi janë padiskutim të Drejtat e Njeriut edhe Ligji Ndërkombëtar, pra respektimi i të Drejtave të Njeriut dhe Ligjit Ndërkombëtar  si një parakusht për paqen, sigurinë, të drejtat e grave, respektimi i të drejtave të grave dhe këtu ne jemi një histori suksesi me një përfaqësim vërtet dinjitoz të grave në administratën publike, në role ekzekutive, në  shoqerinë civile në përgjithësi dhe patjetër që respektimi i të drejtave të grave është një kusht  për paqen edhe sigurinë. Kemi patjetër mjedisin edhe rreziqet që mosrespektimi i problematikave që kanë lidhje me mjedisin, mundësinë për sigurinë, metodat e punës në Kombet e Bashkuara që kanë të bëjnë me një atashim të Shqipërisë bashkë me shumë vende të tjera për të avancuar një axhendë gjithnjë edhe më bashkëpunuese ose nje metodë pune që është gjithnjë edhe më konstruktive, edhe më bashkëpunuese në dobi të atyre që janë patjetër qëllimet, prioritete dhe objektivat e Kombeve të Bashkuara, punës së përbashkët dhe kështu me rradhë. Pra, takimet do të kenë në thelb prezantimin e prioriteteve të Shqipërisë dhe arsyet pse Shqipëria duhet votuar fuqimisht në këtë mundësi të jashtëzakonshme.

Tags: Asamblesë së Përgjithshme të OKB-sëMinistrja e Jashtmeolta xhacka

JU SUGJEROJME

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Agron Shehaj: Nëse zgjidhem kryetar i PD nuk do të bashkëqeveris me Ramën

Agron Shehaj: Nëse zgjidhem kryetar i PD nuk do të bashkëqeveris me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In