Aktualitet

Shqipëria dhe Kosova, mesazh të përbashkët shqiptarëve të Luginës së Preshevës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:45 - 24/02/20 |
mapo.al

ndodhur në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane, të zhvilluar në Selanik, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca. Takim nga i cili Cakaj dhe Konjufca kanë dalë me një deklaratë të përbashkët drejtuar klasës politike shqiptare në Luginën e Preshevës.


Më poshtë Deklarata e Përbashkët e Cakaj dhe Konjufca
Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!



GLAUK KONJUFCA
GENT CAKAJ



Etiketa: ,

Pas