Aktualitet

Shqipëria dhe politika e derrave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:45 - 30/01/21 |
Bledar Kurti

Krijesat jashtë panë derrin e pastaj njeriun, panë njeriun e pastaj derrin, nga derri panë përsëri njeriun; por tashmë ishte e pamundur të thuhej se kush ishte derri e kush njeriu”, shkruan George Orwell te “Ferma e Kafshëve.”






E teksa lexon këtë pjesë të kujtohen qeveritarët shqiptarë që me grykësinë, sjelljen dhe botëkuptimin e tyre shovinist të drejtimit nuk dallojnë aspak nga derrat.


Derra me kostum, kollare, shoferë, të ndjekur nga kamerat televizive e me ndenjëset e dhjamosura në karrige lëkure por megjithatë derra. E jo derra dosido, por derra të pangopur që mbllaçitin pa pushim gjakun dhe mundin e shqiptarëve dhe pasuritë e këtij vendi.





Na kujtohen derrat analfabetë në parlament, derrat trafikantë dhe kontrabandistë në bashki, derrat servilë në institucione publike, dhe derrat ordinerë që thjesht u shkojnë nga pas derrave më të rëndësishëm.



Këta derra e kthyen Shqipërinë e bukur në llucë. E ndynë dhe shkatërruan në çdo qoshe pasi derrat nuk jetojnë dot në pastërti e drejtësi. Ia përlanë të mirat vendit, ia zbrazën pasuritë, ia shitën trojet dhe detrat, e betonizuan, e robëruan dhe varfëruan një popull të tërë vetëm për të shtuar dhjamin e vet.


Derrat fryjnë barkun teksa mijëra shqiptarë po kalojnë dimrin e dytë në çadra dhe kontejnerë, teksa mijëra familje janë të pastreha dhe nuk dinë se ç’do bëhet me banesat e tyre të dëmtuara nga tërmeti.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Shqipëri- 108 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orë

Derrat shtojnë pasurinë teksa shqiptarët përballen të vetëm me pandeminë, dhe teksa bizneset e ndershme po falimentojnë nga mungesa e mbështetjes dhe përkrahjes nga shteti.

Derrat shtrojnë gosti luksoze në Tiranë e Dubai teksa Shqipëria përmbytet. Derrat fërkojnë barkun teksa 400 mijë shqiptarë kanë braktisur atdheun e tyre të shtyrë nga varfëria, mjerimi dhe papunësia.

Derrat kanë vrarë shpresën e rinisë dhe mbajnë peng integrimin sepse kanë frikë nga habitati evropian. Nuk e duan Shqipërinë si e gjithë Evropa sepse nuk do kishte më vend për ta.
Mjaft politikës së derrave që ushqehen e trashen me gjakun e shqiptarëve.

Zgjohuni shqiptarë.

Vendit i duhen njerëz me zemër për popullin e vet, drejtues me integritet dhe me vizion për një agim të ri shqiptarie dhe jo derra të vetëkënaqur, të korruptuar gjer në palcë.
Zgjohuni shqiptarë.

Të parët tanë na lanë një emër të madh. Le t’ua trashëgojmë edhe ne fëmijëve tanë dhe brezave
që do të vijnë.

Zgjohuni shqiponja.

Jepuni derrave atë që meritojnë.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas