Aktualitet

Shqipëria drejt bojkotit të kampionatit Botëror të Boksit, shkak Kosova














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:29 - 23/10/21 |
mapo.al

Boksierët e përfaqësueses së Kosovës, në orët e hershme të së shtunës, nuk janë lejuar që të hyjnë në territorin e Serbisë, përmes pikëkalimit kufitar në Dheun e Bardhë.






Për shkak të kësaj ndalese, Shqipëria ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin e Boksit, që mbahet në Beograd.


Delegacioni i Kosovës, i përbërë nga pesë anëtarësh, tre boksierë, selektori dhe sekretari i Federatës së Boksit, ishin nisur drejt Serbisë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që këtë vit mbahet në Beograd.







Besim Brahimi, selektor i Federatës së Boksit të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe kërkuan nga sportistët e Kosovës, që si kusht për të hyrë në Serbi, të largonin uniformat me simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.




Kjo kërkesë nuk u pranua nga delegacioni i Kosovës.



“Ne në Beograd po shkojmë të përfaqësojmë shtetin e Kosovës dhe duhet të paraqitem në mënyrë të barabartë sikurse të gjitha federatat tjera”, tha Brahimi.

Ndërkaq, Federata e Boksit të Shqipërisë ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në kampionatin që do të mbahet në Beograd, nëse nuk lejohet pjesëmarrja e Kosovës.

Nelson Hysa, kapiten i ekipit, tha për Radion Evropa e Lirë se kryetrajneri i ekipit, Zef Gjoni u ka thënë përfaqësueseve të Federatës Botërore të Boksit se do të tërhiqen nga gara nëse nuk merr pjesë Kosova.

Ne aktualisht jemi në Beograd, por nëse nuk vjen Kosova, do kthehemi në Shqipëri”, tha Hysa.

Federata e Boksit e Kosovës që nga viti 2014 është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit.

Kampionati Botëror i Boksit zhvillohet në Beograd nga data 24 tetor deri më 6 nëntor 2021.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë rreth 650 garues nga 105 shtete. Kosovën në këtë kampionat ishte paraparë që ta përfaqësonin tre boksierë: Bashkim Bajoku, Shpëtim Bajoku dhe Patriot Behrami.

1



CLOSE
CLOSE
Pas