Aktualitet

Shqipëria drejt karantinës? Mjekët: Kujdes gjatë dhjetorit, ‘arma’ që na mbron














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:08 - 04/12/21 |
mapo.al

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj thotë se muaji Dhjetor do të ketë një rritje të rasteve me COVID, megjithatë thekson se nuk pritet të ketë të njëjtat trende si vitin e kaluar duke qenë se një pjesë e madhe e popullsisë janë vaksinar ose kanë marrë vaksinën duke qenë më të mbrojtur.






Ai u shpreh në Publikisht në RTSH se Shqipëria nuk do të shkojë më drejt një karantine të plotë.


“Ka çdo ditë shtrime në spital. Ata janë në forma të rënda që domethënë që ka një numër të masdh personash në banesë. Duke parë që numrat po rriten në të gjithë Europën, ne rikujtuam masat që janë në fuqi. Nuk morëm masa të tjera. Nëse nuk do vaksinohet gjithë bota do kemi këtë lojë të mutacioneve.







Te ne akoma nuk janë vërë në përdorim green pass. Parashikohet që me uljen e temperaturave do ketë rritje infeksionesh. Fakulteti i mjekësisë sot nuk ka vatra infektimi sepse studentët janë vaksinuar.




Unë mendoj që nga pranvera dhe vera do jemi shumë më ndryshe sepse pademitë atë cikël kanë. Gjatë periudhës së festave do të ketë një rritje sepse jemi në periudhën e stinës së ftohtë. Këtë vit nuk do kemi shumë raste si vitin e kaluar sepse një pjesë e ka kaluar ndërkohë që një pjesë tjetër është vaksinuar. Duhet kujdes edhe në këtë periudhë viti. Një gjë është e sigurt që nuk do ketë më lock doën. Nuk do ketë më masa më të rrepta”, u shpreh Brataj.



Ndërsa epidemiologu Ilir Alimehmeti shtoi se ka shumë vështirësi në kalkulimin e plotë të infeksioneve të sakta në vend për shkak të problemeve me regjistrimin e saktë të vendbanimit.

Ai u shpreh se kategoria që has më shumë vështirësi për t’u bindur për të madhë vaksinën është mosha e tretë ndërsa vuri theksin se të rinjtë kanë shfaqur hezitim, më tepër se sa mosbesim.

“Është hequr vëmendja nga grumbullimet. Kjo është kryesorja sepse virusi qëndron në njerëz.  Ky Dhjetor nuk është më si në vitin 2020. Ky dhjetor ka një armë parandaluese. Ka mundësinë e vaksinimit. Gjithmonë kam qenë pro vaksinimit. Në pikëpamjen time puna për të informuar për vaksinën dhe efektet e saj do vazhdojë. Duhet të marrim parasysh se nuk jemi vend si Europa që e kanë më të qartë se ku e kanë popullatën.

Ndaj edhe shifrat nuk kalkulohen të gjitha. Ka shumë vështirësi që nuk e bëjnë të qartë tablonë. Të vjetrit janë më rezistentë për të bërë vaksinën. Ndërkohë që me të rinjtë ka pasur më shumë hezitim se mosbesim. Të vjetrit duke pasur mungesë informacioni bien pre e keqinformimit.

Përqindja e studentëve të vaksinuar është më e lartë se përqindja e popullatës së vaksinuar. Kemi një përqindje gri. Afrika e Jugut është në rritje të rasteve.  1351 janë të shtruar në spital, 93% janë të pavaksinuar. Deri tani nuk ka asnjë të shtruar në spital me Omicron”, deklaroi Alimehmeti.

9


Etiketa: , ,

Pas