Ishte vetëm një ndeshje miqësore por do ti vlejë shumë kombëtares sonë në të ardhmen, e cila po tregon në çdo ndeshje një kualitet të shkëlqyer.
1-1 ka përfunduar ndeshja midis Francës dhe Shqipërisë, ku ishin kuqezinjtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Mërgim Mavrajt në minutën e 40 të pjesës së parë.
Edhe në 45 minutëshin e dytë, Shqipëria zhvilloi një lojë të mirë megjithatë ishin francezët ata që treguan një impenjim më të madh për të shënuar golin e barazimit, të cilin e gjetën në minutën e 73 pas një gabimi në mbrojtjen tonë.
Pavarësisht golit të pësuar skuadra e drejtuar nga Giani de Biassi vazhdoi të përballojë me sukses presionin e vendasve.
Shqipëria dhe Franca ishin përballur 4 herë më parë midis tyre dhe ishin francezët ata që i kishin fituar të gjitha takimet dhe ky barazim është një sukses i veçantë për kombëtaren tonë.