Kryeministri Edi Rama dhe krerët e katër besimeve fetare kanë kryer homazhe në Paris në nderim të viktimave të “Charlie Hebdo”.
Rama ka postuar në FB dy foto të homazheve të kryera ku kryeministri ka vendosur lule në ndër të gazetarëve të vrarë.
“Nderim gazetarëve dhe atyre që humbën jetën për lirinë”, shkruhej në fërngjisht në lulet që vendosi delegacioni shqiptar.
Kryeministri Rama ka hedhur fotot me mbishkrimin “Vëllazëri, jo përçarje. Tolerancë, jo dhunë. Shpresë, jo frikë”.
Në orën 15:00 kryemnistri Rama do të jetë pjesë e liderëve botërorë që do të marshojnë në nderim të viktimave.
Rreth 1 milion persona janë mbledhur në Paris për marshimin solemn.