Shqipëria do të firmosë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillim.
Nga kjo marrëveshjeje do të krijohen 100 laboratorët e parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar.
Ndërkohë kreu i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për zhvillim u shpreh:
“Është e rëndësishme të shpenzojmë kohën duke mësuar dhe me kalimin e kohës t’ia ofrojmë çdo fëmijë në të gjithë Shqipërinë. Investimi jonë është 3.375 mln dollarë, shpresojmë që këto para të tërheqin para të tjera nga pjesëmarrës që mund të na bashkohen, OJF që duan të na bashkohen. jam i lumtur që e nisim në këtë mënyrë jam mirënjohës për partneritetin që kemi krijuar me qeverinë”.