Kryesore

Shqipëria fiton mes drithërimave dhe kalon në fazën finale të Kupës së Kombeve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:52 - 18/11/20 |
mapo.al

Shqipëria ka fituar me rezultatin 3 me 2 me Bjellorusinë dhe kalon në fazën finale të Kupës së Kombeve. Me 3 pikët e marra ndaj Bjellorurisë, kombëtarja jonë merr kreun e grupit dhe tashmë pritet të ndeshet me Maqedoninë, Malin e Zi, dhe njërën mes Sllovenisë ose Greqisë.


Një ndeshje e mbyllur mes ankthit, pasi Bjellorusi rrezikuan të barazonte rezultatin në minutat e fundit. Skuadra jonë u mbrojt mirë dhe arriti të ruaj rezultatin 3 me 2.


Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë ishte mbyllur me rezultatin 3 me 1 në favor të kombëtares tonë.



I pari që shënoi ishte Cikalleshi në minute e 20, ndërsa pas 7 minutash sërish Cikalleshi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.


Bjellorusët shkurtuan diferencën pak minuta më vonë, por Rei Manaj  shënoi golin e tretë në minutën e 44-të. Në pjesën e dytë shënuan sërish Bjellorusët, por vetëm kaq. Shqipëria në fund merr 3 pikët dhe kualifikimin.

Lexo edhe :  Del formacioni i kuqezinjve kundër Bjellorusisë


Etiketa:

Pas