Aktualitet

Shqipëria fiton tre pozicione në renditjen e FIFA-s, por s’e ndihmon për Botërorin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:28 - 27/11/20 |
mapo.al

Shqipëria ka fituar 3 pozicione në renditjen e kombëtareve botërore në listën e FIFA-s.



Ekipi kuqezi i drejtuar nga tekniku italian Edi Reja ndodhet tashmë në vendin e 66-të.


Kjo renditje, edhe pse më e mirë falë fitores së grupit në Nations League, nuk i lejoi kuqezinjve të shkonin në vazon e tretë për shortin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”, por ka mbetur në atë të katërt së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.






Nga momenti që Kosova gjendet në vazon e pestë, pasojë e vendit të 117-të në renditjen FIFA, një përballje në grup mes dy vendeve është mundshme, dhe do të ishte hera e parë për ekipet që deri më tani kanë luajtur vetëm ndeshje “vëllazërore”.


1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas