Shqipëria mund të humbasë një tjetër talent, Fiorin Durmishaj. Kjo të paktën sipas fjalëve të trajnerit të përfaqësuses së Greqisë, Angelos Anastasiadis. Ai tha për një televizon grek se ekipit helen i nevojitet shumë një lojtar sulmues dhe Durmishaj është i duhuri.
“Unë kam patur kontakte me vetë lojtarin, fola me të para pak ditësh dhe i thashë që ne jemi të interesuar të luash me Greqinë. Di që ka luajtur me shpresat e Shqipërisë. I thashë dëshiron të vish, më tha po kam dëshirë të vij. Nga këtej e tutje me procedurat po merren vartësit e mi”.
Fiorin Durmishaj është aktivizuar me Shpresat duke shënuar edhe gol me Islandën në Rekjavik. Ai është përmendur vazhdimisht si një përforcim për Kombëtaren e Christian Panucci. Pritet të shikohet se si do të rrjedhin ngjarjet, ndërsa sulmuesi 22-vjeçar i Panioniosit ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë.