Aktualitet

Shqipëria ‘humbet’ golin, 3 raste të arta dhe një penallti e mohuar







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:53 - 14/10/20 |
mapo.al

Sërish barazim. Sërish 0 me 0. Pas Kazakistanit, Shqipëria ka barazuar edhe me Lituaninë me rezultatin e bardhë.


Sulmuesi shqiptar, Seferi, kishte dy raste të arta për të shënuar, por gaboi, duke mos e çuar dot topin në rrjetë.


Ndërkohë në pjesën e parë, gjyqtari nuk i dha kombëtares një penallti të pastër, prekje topi me dorë brenda zonës nga lituanezët.



Pjesa e dytë ishte më e dobët për komëbtaren shqiptare, por sërish kontrolloi lojën. Në minutën e 90-të, Trashi humbi një tjetër rast të pastër brenda zonës, duke e çuar topin mbi portë.


Kombëtarja shqiptare tregon edhe njëherë formën e dobët, pavarësisht se në letër kishte kundërshtar më të dobët. Me këtë barazim Shqipëria shkon 5 pikë, po aq sa Lituania.


Dy ndeshjet e fundit i luajmë në Tiranë, kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë.


Etiketa: , ,

Pas