Aktualitet

Shqipëria humbi 110 mln € me Becchettin, Basha: Paratë do i paguajë Rama














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 04/04/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me banorët e Unazës së Re, nga ku deklaroi se paratë që qeveria humbi kundër sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, do të paguhen jo prej tyre dhe shqiptarëve, por prej kryeministrit Edi Rama e bashkëpunëtorëve të tij.






Basha i paralajmëroi këta të fundit se do t’i konfiskohen paratë kudo ku i kanë fshehur. “Nuk ka rëndësi ku i kanë fshehur, do t’ua gjejmë së bashku me partnerët tanë”, – sqaroi lideri i opozitës.


Kryedemokrati gjithashtu premtoi se banesat e shembura padrejtësisht nga qeveria Rama në kuadër të planit të Unazës së Re, do të vlerësohen me çmim tregu, me të ardhur në krye PD.





Sulmet e kryeministrit Edi Rama, vijoi Basha, janë tentativa për të fshehur krimet. “Ai do të vazhdojë të sillet si ariu i cirkut, me shpresën se do të vazhdojë të gënjejë qytetarët.” 



Fjala e Lulzim Bashës:


Ne nuk do ta lejojmë. Çdo zotim që kemi bërë deri më tani. Unë kam vendosur firmën time. Fytyrën time. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera e Unazës së Re. Për këtë nuk duhet të ketë asnjë fije dyshimi. Do iu paguajmë para në vlerën e tregut për të gjitha shtëpitë e prishura padrejtësisht nga qeveria.

Ne një nga ligjet e para që do kalojmë është të nxjerrim 110 milionë euro nga pushtetarët që shkaktuan këto dëme. Nuk ka rëndësi ku i kanë fshehur, por do t’iua gjejmë së bashku me partnerët tanë. Ne do ua konfiskojmë dhe këto para do ua kthejmë shqiptarëve.

E keni parë nga mëngjesi deri në darkë ka vetëm një avaz. Sulmon opozitën, median, qytetarët. Bilanci i tij janë vetëm krimet e shëmtuara. Ai do të vazhdojë të sillet si ariu i cirkut, me shpresën se do të vazhdojë të gënjejë qytetarët. Papunësi, padrejtësi, rritje çmimesh, shkatërrim shëndetësie, ekonomie. Ka vetëm një rrugë, Shqipëria do ndryshim, Tirana do ndryshim!

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas