fbpx

Aktualitet

‘Shqipëria ka ngecur prej vitit 2014’: Pikëpyetjet e integrimit





               Publikuar në : 19:50 - 22/10/19 |
mapo.al

A shërben integrimi europian gjithmonë si një shtysë për të bërë reforma në të mirë të vendit? A na ndihmojnë hapat që hidhen drejt BE-së që të përmirësojmë demokracinë?


Presidenti francez, Emmanuel Macron vuri veton për nisjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me arsyetimin se vendet nuk janë gati. Jo vetëm kaq, por preokupimi kryesor i Macron është se metodologjia e procesit nuk funksionon siç duhet.



Zor të ketë një njeri që nuk e pranon se BE ka një problem me burokracinë dhe teknikalitetet e shumta. Pavarësisht se si është pritur qëndrimi i Francës në Shqipëri, në vendet kryesore të BE mendojnë se Macron mund të ketë të drejtë.


Gazeta e njohur Neue Zurcher Zeitung, i jep të drejtë presidentit francez, por kërkon nga ana tjetër që Franca të japë sugjerime për të ristartuar sa më shpejt procesin e integrimit.

“Macron nuk e justifikon JO-në e tij vetëm me faktin se vendet nuk janë të gatshme për të nisur negociatat. Ai në thelb dyshon në metodologjinë e procesit të pranimit. Dhe ka të drejtë. Serbia dhe Mali i Zi i kanë nisur negociatat në vitin 2012 dhe 2014. Ndërsa po bëjnë përparime ekonomike, sundimi i ligjit dhe ndarja e pushteteve janë bërë më të dobëta nën presidentët e tyre autokratikë,” shkruan gazeta.

Edhe gazeta Het Parool e Amsterdamit në Holandë thekson se procesi i integrimit në Shqipëri duket se ka ngecur pas vitit 2014, kur vendi mori statusin e kandidatit.

Gazetari Mark van Assen, që ka vizituar Tiranën, thotë se edhe shqiptarët e kuptojnë se përse Holanda ishte kaq e ashpër me vendimin e saj kundër Shqipërisë.

Sipas gazetës, “situata në Shqipëri është kaq serioze, sa raporti vjetor i progresit nuk quhet më raport progresi, por thjesht raport vjetor”.

“Asnjë përparim nuk po bëhet në Tiranë, thotë Haga. Vëzhguesit në Shqipëri e nënvizojnë vetë se “gjërat shkuan mirë deri në vitin 2014, dhe shumë gjëra ndodhën, por që kur u bëmë vend kandidat, gjërat kanë ndaluar””.


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas