Shqipëria ka bërë detyrën kundër San Marinos, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 në transfertë. Një ndeshje me dy tablo, teksa në pjesën e parë kuqezinjtë kishin vetëm një rast me Hysajn, ndërsa në të dytën ndryshoi gjithçka.
Uzuni i hedhur në fushë sinjalizoi që në minutën e parë që do të ishte një tjetër melodi, ndërkohë që më pas Roshi nuk ia doli dot ta devijonte një top në rrjetë. Më pas ishte radha e Manajt dhe sërish sulmuesit beratas.
Në minutën e 63-të Uzuni krosoi në zonë dhe sulmuesi i Barcelona B me kokë nuk fali, duke bërë që kuqezinjtë të çliroheshin. Më pas rrezikoi edhe Ramadani, me një gjuajtje në hyrje të zonës. Goli i dytë u shënua nga Uzuni pesë minuta nga fundi.
I dyshimtë pozicioni i sulmuesit të Shqipërisë, që devijoi një top të gjuajtur nga Veseli. Gjithsesi gjithçka e rregullt dhe Shqipëria i kishte dhënë udhë kësaj ndeshje. Të besuarit e Rejës rrezikuan të shënonin edhe golin e tretë, por pa sukses.
KOSOVA – Dardanët thyhen sërish, sërish duke pësuar tre gola. Këtë herë i mposhti Spanja me rezultatin 3-1. Iberikët shënuan dy herë për dy minuta në pjesën e parë, teksa fillimisht e çoi topin në rrjetë Dani Olmo, kurse më pas Ferran Torres.
Spanjollët shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes, kurse në të dytën Kosova me anë të Besar Halimit ndëshkoi vendasit. Mesfushori ia doli me një goditje nga rreth 40 metra, ndërsa më pas Spanja shënoi edhe golin e tretë që i mbylli të gjitha llogaritë.
San Marino-Shqipëri 0-2
Shënues: Manaj 63′, Uzuni 85′
Spanjë-Kosovë 3-1
Shënues: Olmo 34′, Torres 36′, Moreno 75′ / Halimi 70′
85′ Myrto Uzuni realizon edhe golin e dytë për Shqipërinë, pasi Veseli gjuajti dhe beratasi e devijoi pak
83′ Elseid Hysaj u ndal nga shtylla pingule për golin e dytë të Shqipërisë. Rast i artë për kuqezinjtë
75′ Moreno, pas një goditjeje këndi, me kokë e goditi topin dhe e çoi në rrjetë. Ujkani nuk e ndali dot
70′ Besar Halimi, pas daljes se portierit të Spanjës, nga 40 metra goditi dhe e çoi topin në rrjetë
63′ Rey Manaj zhbllokon ndeshjen kundër San Marinos, me një goditje të bukur me kokë brenda zonës. Uzuni asistoi për të
36′ Ferran Torres, pas një kundërsulmi, mori një pasim nga talenti Pedri dhe me një gjuajtje diagonal mposhti portierin Ujkani
34′ Sani Olmo ka ndëshkuar Kosovën me një gjuajtje të kalibruar dhe topi shkoi në trekëndësh
14′ Kapiteni Elseid Hysaj dha sinjalin e parë për Shqipërinë, por u ndal nga portieri i San Marinos