Ekonomi

Shqipëria më konkuruese: Përmirësimi nga Teknologjia. Policia dhe gjykatat besohen më pak














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:26 - 17/10/18 |
mapo.al

Forumi ekonomik botëror e renditi Shqipërinë si ekonominë e 76 më konkurruese në botë me një përmirësim prej 5 vendesh krahasuar me një vit më parë.






“Shqipëria ndodhet pak a shumë në të njëjtën pozitë që ndodhej vitin e kaluar me një përmirësim të lehtë në të gjitha shtyllat e raportit që masin klimën e të bërit biznes, por nuk duket ndonjë ndryshim thelbësore, ka një përmirësim të lehtë”,- u shpreh Ilir Ciko


Sipas forumit ekonomik, Shqipëria është bërë një ekonomi lehtësisht më konkurruese falë adoptimit të teknologjisë, jo vetëm në shërbimet publike, por edhe tek biznesi privat.







“Faktori që ka ndikuar më shumë është shkalla e dixhitalizimit të endit, përdorimi i internetit nga biznesi”,- tha Ciko.




Por në disa tregues, të cilët lidhen me institucionet si besueshmëria e policisë, përhapja e krimit të organizuar apo pavarësia e gjyqësorit, renditja e Shqipërisë është përkeqësuar krahasuar me vjet, edhe pse lehtësisht.

Lexo edhe :  Fotoreportazh nga komunizmi: Ishim mirë kur ishim keq...


“Ndoshta bizneset ende nuk e perceptojnë që reforma në drejtësi në të cilën është fokusuar e gjithë vëmendja e në Shqipëri, ende nuk është bërë e prekshme për biznesin”,- tha Ciko.

Raporti i konkurrueshmërisë globale konsiderohet si skaneri më i plotë i një ekonomie, pasi përmbledh rreth 140 tregues që lidhen jo vetëm me ekonominë, por edhe me qeverisjen si dhe zhvillimin social.

Shqipëria rezulton një ekonomik më konkurruese se Maqedonia dhe Bosnja, por ajo renditet pas malit të zi, Serbisë dhe gjithë vendeve të Bashkimit Europian.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas