Sot mbërrijnë në vendin tonë një sasi tjetër dozash vaksine anti-Covid. Bëhet fjalë për 7020 doza të vaksinës Pfizer, konfirmoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Ministrja ishte së bashku me kryeministrin Edi Rama, në një pikë vaksinimi, në qytetin e Elbasanit, kur komunikoi ardhjen e dozave të radhës.
Manastirliu theksoi se synohet një intensifikim i procesit masiv të vaksinimit, me zbritjen e fashës deri në 60 vjeç.
Risjellim në vëmendje se prej fillimit të procesit të vaksinimit në vend, kanë mundur së paku të marrin një dozë vaksine personeli shëndetësor, mësuesit, efektivët e policisë, të moshuarit dhe gazetarët.