Aktualitet

Shqipëria mundet në Francë, Sadiku lojtari i ndeshjes te Malaga














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:26 - 07/09/19 |
ro ot

Armando Sadiku ka debutuar direkt si titullar në ndeshjen e parë tek Malaga. Plot 90 minuta luajti sulmuesi elbasanas në humbjen 1-0 në fushën e tyre ndaj Almeria. Sadiku pati disa mundësi të krijuara, por pa arritur të finalizojë dhe të debutojë me gol te skuadra e re.






Me paraqitjen e tij në fushë, “Eldesmarque” e ka shpallur atë lojtarin e ndeshjes,  duke qenë se kontributi i tij në fushë ishte shumë i madh, pavarësisht se nuk gjeti rrugën e rrjetës.




Fjalë të arta tha edhe trajneri i tij, pas përfundimit të ndeshjes, i cili theksoi se Sadiku ishte fondamental për skuadrën e tij, duke arritur të krijojë mundësi dhe të lirojë hapësira, por edhe ai theksoi se mungoi finalizimi, që me ndeshjet e radhës shpreson të përmirësohet.
1


Etiketa: ,

Pas