Kryetari i Partisë Demoratike dhe lideri i Opozitës shqiptare, Lulzim Basha në një status në Twitter ka shpërndarë një të dhënë nga raporti i fundit i EuCham që e rendit Shqipërinë ndër tre vendet e fundit për të bërë biznes.
“Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët“, shkruan kryedemokrati Basha.
Statusi i Lulzim Bashës:
Raporti i fundit i EuCham që e rendit ndër tre vendet e fundit në për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.
Raporti i fundit i EuCham që e rendit 🇦🇱 ndër tre vendet e fundit në 🇪🇺 për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak pic.twitter.com/muOXUedl9j
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) September 3, 2020