Sunday, April 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Shqipëria në dy kohë”- disa nga përgjigjet për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit

Një botim më shumë nuk i shuan polemikat për jetën, artin dhe përgjithësisht historinë e Shqipërisë në kohët moderne

by us er1
18/05/2022
in Letërsi, Libri, Mapo Letrare
0

Këto ditë është publikuar libri “Shqipëria në dy kohë”, i shkrimtarit dhe publicistit Vangjush Saro, që aktualisht jeton në Vankuver.

Libri është një lloj ballafaqimi i dy epokave, kohëve, ato para dhe pas vitit ’90; është një esse që rreh të tregojë realisht Shqipërinë e monizmit dhe të demokracisë. Duke kërkuar në fakte, kujtime dhe polemika që hera-herës pushtojnë frikshëm shtypin dhe jetën shoqërore, autori qaset të japë përgjigjet e veta për pyetjet e shumta të shqiptarëve në dekadat e fundit.

Një botim më shumë nuk i shuan polemikat për jetën, artin dhe përgjithësisht historinë e Shqipërisë në kohët moderne. Por, ashtu siç thotë edhe autori Saro, “dikur duhet ta mbyllim këtë lojë”. Libri i përqas dy kohët jo për të gjeneruar edhe më tej antagonizëm e mëri, por pikërisht për ta shterur njëfarësoj një diskutim që po e mban nën presion shoqërinë shqiptare.

Vangjush Saro është autor i një sërë librave me tregime e novela, fabula, romane, skenare filmash, etj. Ndër to mund të përmenden kinokomedia “Shkëlqim i përkohshëm”, novela “Një ditë pa mamin”, libri me fabula “E dashur Dhelpër!”, romani “Misioni” etj. Një pjesë e krijimtarisë së tij është botuar edhe në gjuhë të huaja.

Po botojmë një fragment nga libri i tij më i fundit.

 Përtej së vërtetës – si një lojë

E vërteta shpesh ngjan si një lojë; herë e fiton njëra palë, herë tjetra. Duhet pak durim të ndërtosh një shënim të thjeshtë pa anuar andej apo këtej. Janë dekada kur një popull i tërë përpiqej të bënte jetën e vet, duke u ngritur e duke u rrëzuar kohë pas kohe. Ja vetëm njëra nga “lojërat” që kanë të bëjnë me të vërtetën: Radiot dhe Televizionet e huaja – si një mollë e ndaluar1). Realisht, ka pasur zona e familje ku nuk bëhej fjalë për t’i ndjekur ato; diku për shkak të diktatit nga prindër fanatikë në “mësimet e Partisë”, diku nga frika, por gjetkë edhe nga pamundësia a vafëria.

Megjithatë, në masë, qytetarët shqiptarë nuk iu bindën ndalimit të valëve dhe ekranit. Me gjithë dëshirën e dikujt për ta paraqitur vendin të shkretëtirtë e për të ardhur keq, ne nuk mund të mohojmë se përkundër shtrëngimeve dhe përgjimeve të vazhdueshme, në të gjithë Ultësirën Perëndimore (Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana po se po, Lushnja, Fieri, Vlora) njerëzit shikonin fshehurazi, apo me raste edhe haptazi, televizionet italiane. Pothuaj e gjithë Verilindja, dhe po ashtu Juglindja, përfshi Korçën, Pogradecin, shikonte televizionet e ish-Jugosllavisë. Në Jug të vendit shikoheshin televizionet greke.

E vërteta është që SanRemon, Radio Pragën, Zërin e Amerikës, Hit Parade shqiptarët i njohin mirë që në ato vite të izolimit dhe shtypjes. Ndjekja e atyre radiove dhe ekraneve, sa e qysh dhe pastaj… përndjekja për shkak të tyre, cilët u përgojuan dhe u dënuan, etj., këto janë sërish një diskutim që nuk mbaron, anipse palët duhen dëgjuar me vëmendje. Sidoqoftë, trajtimi i pamjeve të asaj kohe në mënyrë ekstremiste, si një mjerim total, nuk sjell asgjë të mirë. Ndonjëherë ky “vizatim” i vështirë dhe me shumë hije, është i natyrshëm për njerëz e shtresa që kanë vuajtur më dukshëm dhe janë përndjekur si fise; duhet t’i mirëkuptojmë. Por është e papranueshme të bëjnë të njëjtën gjë perversët të cilët në atë kohë kanë qenë të parët që spiunonin fqinjin nëse shikonte televizionin italian, kurse pas vitit ‘90 ia filluan me të tjera spiunime…

Më në fund, nuk është e këndshme të trajtosh një temë të tillë; shoqëria shqiptare duhet t’u ikë polemikave që nuk çojnë askund, madje nganjëherë disa nëntema duken deri edhe banale2); por brezat që vijnë duhet të kenë pamje të qartë për të shkuarën, ashtu si ajo ishte, dhe të mos krijojnë përfytyrime të gabuara, ashpërsisht të anuara.

 ***

 1) Vetë Televizioni Shqiptar i filloi transmetimet e para me programe të reduktuara, që fillonin diku nga mbasditja dhe mbaronin rreth orës 22 të mbrëmjes. Më pas, transmetimet u shtrinë në një kohë pak më të gjatë; shumica e programeve ishin njëlloj “jehonë” e direktivave të PPSH. Gjithsesi, në jetën e këtij televizioni ka pasur një sërë oshilacione. Ndër goditjet më të njohura, ishte ajo ndaj Festivalit të 11-të Këngës. Ndërhyrja e komisioneve të shpifura në tekste e ritme, sikundër në teatër, filma e letërsi, është një nga absurdet më të mëdha të asaj kohe. Por njëherësh, shumë krijime (mediokre) politizoheshin nga vetë autorët.

 2) Ndjekja e televizioneve të huaja ishte e ndaluar dhe përndiqej (përjashto ndonjë lidhje për ndeshje të veçanta sporti.) Aparatet e televizorëve që silleshin nga jashtë shtetit, kishin pajisjet e duhura për të kapur valët televizive në një largësi të konsiderueshme. Por shteti ngriti të ashtuquajturit zhurmues, për t’i prishur valët e këtyre televizioneve. Televizorëve që filloi të prodhonte (montonte) një uzinë e specializuar në Durrës, iu hiqeshin disa pajisje (grupe); në Shqipëri, njerëzit shpikën “kanoçet”, një mjet i thjeshtë me tranzistorë, që bashkë me antenat soj-soj, i ndihmonte ata të shikonin stacionet e huaja.



Tags: Vangjush Saro“Shqipëria në dy kohë”

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut

20/12/2022
Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore
Kryesore

Botimi i UET PRESS/ Gegët dhe Toskët e Mustafa Nanos, në një vepër studimore

17/12/2022
Mustafa Nano adhurues dhe hulumtues i vlerave historike e etnokulturore të shqiptarëve!
Kryesore

Mustafa Nano adhurues dhe hulumtues i vlerave historike e etnokulturore të shqiptarëve!

02/12/2022
Next Post
Historia vazhdon, urbanin e lë goma te “21 Dhjetori”

Historia vazhdon, urbanin e lë goma te “21 Dhjetori”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Agolli: Nano, je i dështuar
  • Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In