Kryesore

Shqipëria, në vend të fundit por ende në ligën e 3-të








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:48 - 18/11/18 |
mapo.al

Një gol i shënuar dhe 8 gola të pësuar është një shifër shumë alarmante për Panuccin, i cili pas ndeshjes u shpreh se nuk do të largohet nga kombëtarja. Por Shqipëria e ka mbyllur në mënyrën më të keqe të mundshme grupin në “National League”, duke u renditur në vend të fundit dhe rrezikojmë seriozisht që të biem në grupin e katërt.


Edhe pse kemi përfunduar në vendin e fundit, akoma nuk kemi zbritur në kategorinë e katërt dhe janë dy  mundësi që ne të mbetemi sërish në ligën e tretë. Në ligën e tretë janë 4 grupe gjithsej, ku tre janë me nga katër skuadra dhe një (Grupi ynë) është me tre skuadra.


Vendi i parë i çdo grup kalon për në fazën tjetër, teksa vendet e katërta të çdo grupi zbresin në një ligë më poshtë. Duke qenë se janë vetëm tri vende të katërta dhe grupi ku bën pjesë Shqipëria është me tre vendeve të katërta për të zbritur në ligën më poshtë u bashkohet edhe vendi i tretë më i keq.


Momentalisht ne kemi 3 pikë dhe pas nesh me pikë janë Mali i Zi dhe Qipro. Mali i Zi ka shtatë pikë dhe Qipro ka 5 pikë, por duke qenë se ata zhvillojnë 6 ndeshje dhe ne 4 u hiqen pikët që kanë marrë me skuadrën që ka dalë në vend të fundit.


Pra Mali i Zi ka shtatë pikë nga të cilat gjashtë i ka fituar me Lituaninë, kështu që mbetet me një pike. Qipro ka pesë pikë dhe katër i ka marrë me Slloveninë, pra edhe ata mbeten me një pikë. Në ndeshjen e fundit Mali i Zi pret në shtëpi Rumaninë e cila shpreson tek një ndalesë e Serbisë dhe nëse ata fitojë e mbyllin në vend të parë, pra vendasit kanë një ndeshje shumë të vështirë.

Edhe tek Qipro është e njëjta situatë, ata presin brenda Norvegjinë që është me pikë të barabarta me Bulgarinë dhe duhet të fitojë për të siguruar vendin e parë./Syri.net/

ImageImage

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas