Zona Veriperëndimore u përfshi sot nga një mot i pazakontë, një ciklon detar që rrallë ka ndodhur në Shqipëri. Era e fortë rrëzoi 2 kamionë në rrugën Fushë Krujë-Lezhë, ndërsa janë rrëzuar pemë, dëmtuar çati, etj.
Specialistja e Meteoalb tregoi për Mapo.al se era ishte me shpejtësi 65 km/h në zonat e ulëta dhe 60-63 km/h në zonat malore. “Në momente të caktuara shpejtësia ka shkuar 87-90 km/h përgjatë luginës së Drinit”, tha Porja.
Cikloni detar ishte i fuqishëm nga Patoku (Laç) deri në Velipojë (Shkodër). Kjo mund të themi se ishte zona më problematike, por era e fortë ka fryrë edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë dhe kryeqytetin.
Era e fortë do të jetë prezente edhe orët në vijim, pra mbrëmjen e së shtunës deri në mesditën e së dielës. “Dobësimi gradual i erës do të nisë në Lindje e do të zbresë në Ultësirën Perendimore gjatë ditës së neserme”, theksoi me tej specialistja e Meteoalb.
Temperaturat
Temperaturat zbritën në vlera termike negative në gjithë vendin. Për nesër (e diel) në zonat malore termometri do të shënojë -13 gradë Celsius. Zona e ulëta -5 gradë dhe në bregdet -2 gradë. Ndërsa në mesditë temperaturat do të rriten.
Moti do të jetë i kthjellët por me temperatura të ulta edhe të hënën. Nga e marta nis rritja graduale e temperaturave dhe nga e mërkura e në vijim moti do të jetë me diell dhe temperatura vetëm në rritje.
Nga e mërkura e 27 Shkurtit dhe përgjatë gjithë javës së parë të Marsit, temperaturat do të jenë tipike të pranverës, ku do të dominojnë kthjellimet me përjashtim të 2 ditëve kur mund të kete reshje lokale afat-shkurtër.
/R.D-Mapo.al
*Bashkelidhur