Një dekadë më pas, Shqipëria vazhdon të ndryshojë.
Edhe anëtarët e grupit “Elita 5” vazhdojnë të jenë shumë të preferuar nga publiku.
Por edhe politika kërkon të marrë gjithmonë nga magjia e tyre.
Mbrëmjen e shkuar ata dhanë një koncert në Amfiteatrin e Tiranës, një nga simbolet me të cilët krenohet kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ky i fundit ishte i pranishëm në koncertin e zjarrtë dhe postoi disa foto online.
“Momente nga magjia e Elita 5 tek amfiteatri i Liqenit. Super atmosferë, super grup, mijëra fansa e adhurues e kthyen dje Parkun e Liqenit në një arenë emocionesh të mëdha”, shkruan Erion Veliaj.
Bie në sy në fotot e postuara edhe e shoqja, Ajola, tashmë në prag të lindjes së fëmijës së tyre të parë.