Aktualitet

Shqipëria rënie ekonomike 9% gjatë 2020, Meta: Paralajmërimi i BERZH, shqetësues





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:15 - 13/05/20 |
mapo.al

Paralajmërimi i fundit i BERZH është konsideruar jo vetëm shqetësues në një plan afatshkurtër nga Presidenti Ilir Meta, por sipas tij është një tregues i krizës së thellë strukturore që ekziston në ekonominë shqiptare.


Në një reagim në facebook, Presidenti bën thirrje që të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitetet ekonomike aktuale, por dhe të mendohet për të tejkaluar krizën strukturore duke rishikuar modelin ekonomik.


Sipas Presidentit Meta zgjerimi i kapaciteteve portuale, i rrjetit të transportit, si dhe i transmetimit të energjisë është potencialisht një mundësi tjetër për të shfrytëzuar avantazhin tonë gjeografik rajonal.


“Paralajmërimet e fundit të BERZH dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare për rritjen ekonomike të Shqipërisë, janë jo vetëm shqetësuese në një plan afatshkurtër, por dhe tregojnë krizën e thellë strukturore të ekonomisë sonë.


Ndaj duhet të punohet seriozisht për të mbështetur aktivitetet ekonomike aktuale, por dhe të mendohet për të tejkaluar krizën strukturore duke rishikuar modelin ekonomik.

Modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifikimin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Ne duhet të punojmë për të shfrytëzuar kapacitetet potenciale të vendit tonë për të rritur prodhimin e energjisë, për të rritur vlerën e burimeve minerale dhe natyrore nëpërmjet përpunimit të tyre, për të rritur prodhimin industrial dhe për të shumëfishuar prodhimin bujqësor dhe atë agro-industrial.

Zgjerimi i kapaciteteve portuale, i rrjetit të transportit, si dhe i transmetimit të energjisë është potencialisht një mundësi tjetër për të shfrytëzuar avantazhin tonë gjeografik rajonal”, shkruan Presidenti Meta.


Etiketa: , ,

Pas