Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur fitoren e Shqipërisë në ndeshjen përballë Kosovës.
“Një vëllazërore e bukur, me tre gola të Bekim Balaj, Myrto Uzuni dhe Vedat Muriqi, ku fituan vlerat më të mira sportive kombëtare” shkruan ai. Ndeshja është luajtur në “Elbasan Arena” është mbyllur me fitoren e patër 2-1 të Shqipërisë.
Shqipëria merr revanshin me këtë fitore, teksa në ndeshjen e fundit mes dy përfaqësueseve në maj të vitit 2018, Kosova kishte fituar pastër me shifrat 3-0 dhe i jepte një shuplakë të fuqishme skuadrës së atëhershme të Panuccit.