Aktualitet

Shqipëria, vend ku policia mbron pushtetarin e ku gjykata dënon vetëm qytetarin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:21 - 13/03/21 |
Kim Mehmeti

Prej moti Piktori të lë përshtypjen e të sëmurit që e kanë lëshuar ilaçet, apo e të sëmurit që e jeton ankthin mos mbetet pa qetësues, e që për të është pushteti.






Dhe nuk dihet nëse Kryeministri i Shqipërisë përdorë qetësues apo jo, por shihet qartë se është duke i bërë shqiptarët që të mos mund ta përballin rrugaçërinë e tij politike pa përdorur dijazepam.


E ndërkohë u bënë tetë vite qysh se, nga tre herë në ditë, Piktori e bënë të ditur se është i gatshëm të shëtit rrugëve të Tiranës i veshur me tanga, për të qenë në qendër të vëmendjes dhe që të gjithë të merren me të e jo me Shqipërinë që thuajse e zhbëri si shtet, e jo me mëmëdheun tonë që u bë e largët për shqiptarët, por shumë e afërt për Beogradin.







Dhe tetë vite me radhë, gjithë merren me brekushet dhe me zënkat që ai i nxit vetëm për ta zbavitur popullin, me çka u pa qartë diçka shumë poshtëruese për të gjithë ne: se Shqipëria ka mungesë të guximit qytetarë dhe andaj atë mund ta sundojë edhe çdo palaço që prodhon spektakle dhe që ripjellë batuta.



Pra, tetë vite Shqipëria bëri atë që donte Kryeministri i saj: merrej me të e jo me vetveten, e me çka pahetueshëm u bë pronë e bandave të ‘Rilindjes’.



Më në fund edhe çka mund të ndodhte tjetër në një Shqipëri e cila do mbahet mend si i vetmi shtet në botë që zgjodhi për kryeministër njeriun që votuesve nuk u ofroi asgjë tjetër, përpos dajres dhe tepsisë, thuajse konkurronte për krye arushaxhi i ndonjë cirku, e jo për të parin e shtetit.

Me ardhjen e ‘Rilindësve’ në pushtet, Shqipëria në të vërtet nuk funksionon si shtet, por si një mëhalle që e kontrollojnë banditët partiak. Andaj edhe ajo mbeti pa gjykatë kushtetuese, andaj në kryeqendrën e saj rrënohet godina e tetarit në mes të natës, andaj ajo është katandisur rrugës së ‘libanizimit’ të saj ku gjithë institucionet janë në shërbim të ‘Rilindjes’.

Lexo edhe :  Shqipëria, peng i mendësisë enveriste se prijësi e partia janë të përjetshëm

Dhe nëse nuk ndërpritet ky degjenerim i shtetit, Shqipëria do mund të përfundojë si shteti ku jo vetëm ‘Rilindja’, e cila sot ka policin e gjykatësit e vet, por edhe partitë tjera do jenë të detyruara të mbrohen me ‘ushtarët’ e tyre. Me çka vetëm populli do mbetet i pambrojtur.

Se Shqipëria ka polici dhe institucione që i shërbejnë ‘Rilindjes’ e jo shtetit, u pa edhe gjatë protestave të opozitës, siç u pa edhe gjatë rrënimit të Teatrit Kombëtarë .

Në Shqipërinë e sotme vetëm institucioni i Presidentit ka mbetur i pa zaptuar nga ‘Rilindja’, andaj edhe orvatjet që edhe ky institucion të diskreditohet e të detyrohet që shenjë njohëse të ketë atë të rrëgjimit të ‘Piktorit’ – rrugaçërinë politike.

Dhe gjithë atë rrugaçëri politike që ka zaptuar Shqipërinë, më s miri e shpërfaqë sjellja e krye bashkiakut të Tiranës, i cili del dhe publikisht, për Presidentin e vendit to vet, thotë se është i luajtur mendsh. E dini pse guxon ta bëjë këtë: sepse ai nuk ka frik as popull as drejtësi, sepse i takon bandës që nuk ka kthim prapa përpos të banditizohet edhe tutje, e të cilit duhet thënë se mbase Presidenti i Shqipëria më së miri e ka kuptuar se vendi ka rënë në duart e të çmendurve.

Sidoqoftë tani e kanë radhën shqiptarët. Me 25 prill ata duhet të dëshmojnë se e kanë kuptuar se Shqipëria e sotme është shtet me institucione që e mbrojnë vetëm të fortin e të pushtetshmin. E aty ku policia mbron vetëm të pasurin dhe pushtetarin, gjykatat e dënojnë vetëm qytetarin

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas