Rritja e rasteve me koronavirus ka bërë që Gjermania të ndryshojë qëndrimin për Shqipërinë duke e futur në listën e vendeve me rrezik të lartë nga COVID-i.
Ambasada në Tiranë ka njoftuar masat e reja që do të hyjnë në fuqi nga data 5 shtator për shqiptarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Gjermanisë.
Tre janë kushtet për të udhëtuar; të jeni vaksinuar, dëshmi shërimi nga infeksioni ose e testi. Megjithatë, thotë ambasada gjermane, pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë.
Pas pesë ditësh, mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
Njoftimi i plotë nga ambasada gjermane në Tiranë
Informacion i rëndësishëm për udhëtarët për në Gjermani ❗❗❗
Nga dita e dielë, 5 shtator 2021, Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë:
🔺 Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani.
🔺 Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.
🔺 Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani. Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.
ℹ️ Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit: 👉 https://tirana.diplo.de/al-sq/-/2480008