Aktualitet

Shqipëria voton – Celibashi: Aplikacioni i KQZ-së është sulmuar kibernetikisht














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:32 - 25/04/21 |
mapo.al

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se aplikacioni i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është sulmuar. Bëhet fjalë për programin që update-on të dhënat e shifrave të votuesve, orë pas ore.





Në komunikimin e radhës për procesin e votimit, Celibashi tha se situata do të marrë zgjidhje, por në rast se nuk ndodh diçka e tillë, ekziston një plan B dhe C për të pasqyruar pjesëmarrjen.


Aplikacioni, sqaroi kreu i KQZ-së, përdoret nga operatorët me skanim dhe prej një ore, nuk po sigurohet dot informacion për pjesëmarrjen për shkak se sistemi i raportimit është sulmuar kibernetikisht.





Celibashi mëshoi se nuk ka asnjë qendër që të jetë bllokuar procesi i votimit, por vetëm qendra që vonojnë në informim.



Fjala e Ilirjan Celibashit:


Në lidhje me % e pjesëmarrjes duhet të sqaroj dy komente, e para është informacion; Pak a shumë pjesëmarrja që KQZ deklaron është e sonduar mbi bazë të atyre qendrave të votimit që raporton informacionin, nuk ka mbledhje akumulative për të gjitha. Kemi një numër të vogël qendrash votimi që kanë raportuara, pasi aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më parë.

Po punojmë për ta zgjidhur, nëse nuk zgjidhet kemi një plan B dhe një plan C. Ky aplikacion është i përdorshëm edhe nga operatorët duke skanuar një kod që pajisja e gjeneron çdo orë, por e bën edhe çdo anëtar i QV-së dhe automatikisht kjo e thënë dërgohet në KQZ ku bëhet përpunimi i informacionit. Teorikisht, jo më pak se 2500 operatorë raportojnë për pjesëmarrjen, por prej një ore nuk mund ta marrim këtë info, pasi sistemi dhe aplikacioni është sulmuar.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas