Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm në këtë ditë zgjedhjesh, me anë të një postimi në Facebook.
Rama shkruan se të gjithë së bashku duhet të tregojnë me mirësjellje shëmbullore në qendrat e votimit se, përtej dasive qëndron Shqipëria.
Kreu i qeverisë e konsideron 25 Prillin ditë të shënuar të bashkëjetesës demokratike, ndërsa shton: Çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”: