Aktualitet

Shqipëria zhvendos në Itali dy nga helikopterët “Cougar”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:27 - 16/09/20 |
mapo.al

Dy helikopterë “Cougar” të Forcave të Armatosura me vlerë rreth 17 milionë euro do të zhvendosen drejt Italisë.


Kjo në fakt nuk lidhet me asnjë taktikë ushtarake por sipas një procedure të Ministrisë së Mbrojtjes duket se shërbimet e mirëmbajtjes së tyre nuk mund të kryhen në vendin tonë.


Në një dokument Ministria kërkon një kompani private që përmes trajlerit të zhvendosë dy helikopterët të tipit EC-145 me vlerë respektivisht: EC-145 (FA-635) : 894,599,652 lekë, EC-145 (FA-636) : 1,227,018,745 lekë.


“Shërbimi që kërkohet: Transporti tokësor ndërkombëtar i dy helikopterëve sipas itinerarit nga baza ajrore, Farkë, Tiranë – në ambientet e ofruesit të shërbimit të mirëmbajtjes së helikopterëve në Trento, Itali (vetëm vajtje).


Afatet e ekzekutimit: duke filluar menjëherë pas lidhjes së kontratës me përfundim pas marrjes në dorëzim të helikopterëve nga ofruesi i shërbimit të mirëmbajtjes”, thuhet në specifikimet teknike të dokumenteve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Për të kryer këtë shërbim Ministria ka vënë në dispozicion një fond limit prej 6.85 milionë lekë dhe afati për të dorëzuar ofertat është data 29 shtator.

Ministria ka dhënë specifikime edhe për llojin e helikopterëve si dhe përmasat e tyre duke nënvizuar se gjatësia e tyre është 10 metra me një gjerësi 3.2 metra dhe me lartësi 3.45 metra. Pesha e helikopterëve bosh është 2290 dhe për këtë është rekomanduar një trajler i tipit Xhumbo.



Pas