Tuesday, July 5, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Shqipëria, në vendet me numrin më të lartë të aksidenteve me vdekje

by ro ot
21/08/2019
in Aktualitet, Kryesore
0

Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në rrugë në raport me popullsinë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe përllogaritjet e Monitor, në vitin 2017, kishte 78 vdekje për 1 milionë banorë, nga 50 që është mesatarja e Bashkimit Europian. Kjo është një ndër shifrat më të larta të regjistruara në Europë. Në vlerë absolute numri i aksidenteve gjatë 2017-s në Shqipëri ishte 222. Prej këtyre, 173 vdekje janë shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit.

Në fakt, vendet e rajonit kryesojnë renditjen për numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet në rrugë.

Kështu në vend të parë renditet Bosnje dhe Hercegovina, ku sipas të dhënave statistikore në 2017-n kishte 157 vdekje për çdo 1 milionë banorë. Pasuar nga Mali i Zi, në vendin e dytë me 107.

Ndërsa ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, rekordin për numrin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet rrugore, e ka shënuar Rumania dhe Bullgaria me përkatësisht 99.3 dhe 99 vdekje për 1 milionë banorë atje, sipas Eurostat.

Po kështu shifra të larta janë regjistruar edhe në Lituani me një normë prej 82.8 dhe në Kroaci me 79.7.

Vendet e tjera të rajonit, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë regjistruar një normë më të ulët aksidentesh në raport me popullsinë e tyre. Në Serbi numri i të vdekurve nga aksidentet për 1 milionë banorë ishte 74, ndërsa në Maqedoninë e Veriut përllogaritet rreth 10 më pak.

Në të gjithë Bashkimin Europian gjatë vitit 2017 u regjistruan rreth 25 mijë aksidente, mesatarisht 50 aksidente me pasojë vdekjen për 1 milionë banorë.

Norma më e ulët e vdekjeve të shkaktuara nga aksidentet është shënuar në Norvegji, ku sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat kishte rreth 20.2 të tilla për 1 milionë banorë. Po ashtu edhe vende si Suedia (me 25.3), Zvicra (me 27.3), Anglia (me 28.2), apo dhe Danimarka (me 30.4), janë ndër vendet me normën më të ulët të aksidenteve.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, norma e vdekjeve nga aksidentet gjatë 2017-s përllogaritet të jetë përkatësisht 55.8 dhe 67.9, sipas Eurostat.

Tags: aksidenteaksidente me vdekjeEurostatrajonishifraShqiperia

JU SUGJEROJME

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
Aktualitet

Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!

04/07/2022
Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë
Analizë

Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp

04/07/2022
REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
Aktualitet

REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës

04/07/2022
Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër
Aktualitet

Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër

04/07/2022
Next Post
Rama citon median gjermane: Shqipëria, destinacion i turizmit kulinar

Rama citon median gjermane: Shqipëria, destinacion i turizmit kulinar

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Përse shqiptarët “nxitojnë” për t’i uruar pavarësinë Amerikës?!
  • Aurela Gaçe tregon se me cilin prej kolegëve nuk flet
  • Një shumicë antiamerikane është e pamundur, por edhe një pakicë është turp
  • REL: Gazetarët në Shqipëri bëjnë thirrje për bojkot të konferencave të Ramës
  • Detaje, i riu qëlloi me armë drejt fëmijëve në Shkodër



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In