Mapo Letrare

Shqiperinë si ide e bënë shkrimtarët, ndaj Atdheu ynë është bir i poezisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:39 - 17/04/21 |
mapo.al

Bashkëbisedoi Mark Simoni





PYETJa 1: Për librin flitet në fund të lajmeve, ministry i kulturës mban karriken e fundit në Qeveri, ligjet për librin ndër më të rrallët dhe të harruarit, kultura dhe botimet kanë fondet më të mjera.  A mendoni se duke ardhur në parlament disa përsonalitete të kulturës dhe letrave, libri (si kulturë dhe si argument) do ta marrë sado pak krenarinë e humbur, autoritetin e mjaftueshëm, shkëlqimin që meriton?


PYETJA 2: Tek problemet e shumta që ka Shqipëria, a mendoni se një pjesë e këtyre halleve kanë ardhur pikërisht se ka rënë qysh në krye të herës shenjtëria e dijeve dhe e librit, ndoshta ccelësi zanafillor ku marrin bekim idetë, frymëzimet dhe projektet?





 Agron Gjekmarkaj



1) Po i dashur Mark , konstatimi yt është i vërtetë ! Dekulturimi i politikës ka qënë suksesi më i madh i banalitetit dhe emblema e tranzicionit ! Në dukje rastesore, por në thelb jo e tillë. Triumfi i “intelektualit” të “hurit e litarit” gjatë ketyrë tetë viteve, sidomos ka dhënë shenjat e shndërrimit të qeverisjes në sundim ku i padituri “di” çdo gjë dhe i dituri “asgjë” !


Ulja e nivelit kulturor të perfaqesimit e bën më të lehte këtë metamorfozë fatkeqe. Kështu që ai që duhej të kishte qënë i pari, intelektuali u struk në qoshen e tij dhe mbet i “fundit”, e në këtë logjikë edhe libri u katandis si “mbushje topi” në kronikat kulturore, po kaq edhe ministrat e kultuës që shpesh u shnderruan në propagandistë të rëndomtë, në “ciceron” shëtitës të Edi Ramës!

Emrat që kandidon PD sigurisht i bëjnë nder intelektualizmës dhe kulturës shqiptare, po oq edhe parlamentit të ri! Ata janë të tillë sot, pikërisht edhe nga marrdhënja preferenciale që kanë me librin dhe librat, që për ta është më i rëndësishëm se vetë politika! Në këtë kontekst, jam i bindur që nuk do mungojnë përpjekjet për ta rikrijuar komunikimin e ri me librin dhe kulturën!

Të plotë e kam vetëdijen që shkrimtarët dhe artistët, libri si autoritet absolut i mendimit njerzor duhet të marrin rrolin që shekujt qysh nga Homeri e këtej ju kanë dhenë. Sigurisht që ajo e cila me dekada është dëmtuar do kohë dhe mund të rikuperohet, por dëshira është e madhe dhe po kaq e tillë do jetë dhe  përpjekja.

2)Po, ju e dini që Shqiperinë si ide e bënë shkrimtarët Gjon Buzuku i pari me gjuhën nëpërmjet “Mesharit” , Marin Barleti me ” Historinë e Skenderbeut” që mbajti gjallë kujtimin e heroit bazik, poetët Naimi me Fishtën dhe të tjere rilindas, që përkufizuan identitetin dhe ideologjinë kombëtare! Atdheu ynë është bir i poezisë dhe i librit, pastaj i luftës dhe diplomacisë.

Ne, momentet më të mira si shoqëri dhe si komb i kemi patur kur punëtorët e mendjes janë vendosur në ballë të përpjekjeve kombëtare ! Ne, me nostalgji u kthehemi viteve ’20, kur në Parlament ishte Fishta, Mjeda, Gurakuqi, Noli e të tjerë, dhe ai qe një moment themelor për mbijetesën e shqiptarve në historinë dhe ndërtimin e shtetit të tyre!

Po kaq mjafton të kujtojmë dhjetorin e vitit ’90, themelimin e PD përqindrimin e madh të intelektualve dhe elitës së vendit në të , por edhe të shkrimtarve apo artistve më me zë! Ju i mbani mend artikujt e parë të RD , deklaratat e Kadaresë, Agollit e Qoses, kontributin lëndor të shkrimtarve me të spikatur në këtë organ dhe ndikimin e saj të dikurshëm në shoqëri.

Njësoj ka ndodhur edhe në Kosovë kur u themelua LDK e organizata të tjera me Rugovën, Fehmi Aganin, Idriz Ajetin, Sabri Hamitin, Anton Çeten, Mark Krasniqin, Anton Pashkun dhe shumë të tjerë që organizuan shtetin paralel dhe hodhën bazat e pavaresisë së Kosovës!

Te gjitha këto i kujtova për të dalë tek ideja në të cilën besoj se, progresi vjen nga dija, nga kultura, nga libri, dhe kur ato bjerren, vendin e tyre e zenë matrahulët dhe shakllabanët, siç kemi parë këto vite !

Produkt i kulturës janë ngjarjet e mëdha të kombit, ndërsa rëniet , ngecjet, rrezimet, banaliteti dhe korrupsioni, vrazhdësia dhe dhuna janë të gjitha instrumentë që librin e duan të djegur si dikur në sheshin e Rajshtagut gjerman! Duhet ndalur dekulturimi i politikës dhe, politikanet e kulturuar , “femijet e librave” duhet të ndikojnë që të rritet niveli kulturor i shoqërisë duke përmisuar të gjithë infrastrukturën që e bën të mundur këtë.

Agim Baç

1-Unë besoj se në thelb njeriu është një qënie kulturore. Të gjitha sistemet kanë tentuar ta ndryshojnë njeriun përmes ndryshimit kulturor. Kështu që nëse duam të ruajmë identitetin dhe dinjitetin, duhet të jemi shumë të kujdesshëm me kulturën në përgjithësi, e me librin në veccanti.

Unë besoj se kemi përgjegjësi për politikën e librit jo vetëm përt shqiptarët që jetojnë brenda Republikës së Shqipërisë, por edhe për trojet dhe fëmijët e emigrantëve, të cuilët po e humbin kontaktin me librin shqip. Ne kemi një program të qartë me moton “Lexojmë bashkë – mendojmë bashkë” që besojmë se do e aplikojmë përmes një bashkëbisedimi me të gjithë akorët e fushës së librit.

Njëkohësisht, duhen parë bibliotekat e shkollave, të cilat në këto tetë vite nuk kanë marrë asnjë mëbshtetje, ndërkohë që në qeverisjen e PD-së kanë marrë ccdo vit mbështetje. Ndërkohë, duhen mbështetur fushat e promovimit të teatrit ekesperimental dhe të fushave të tjera ku të promovohen të rinjtë.

Duhet konceptuar marketingu i qartë i artit, si një fushë që nuk sheh vetëm nga shteti, por që përmes aplikimit arrin të fusë në rrjedhën e mbështetjee edhe aktorë të tjerë, duke bërë funksional ligjin për mbështetjen e artit.

2- Shenjtëria e librit, traditës, besimit, padyshim që ka ndikuar në kalimin e artit vetëm si argëtim dhe spektakël, duke lënë mënjanë shenjtërinë e përccimit m,es brezave të asaj që është e rëndësishme dhe që përbën dinjitetin tonë.

Kjo ka ndodhur në Shqipëri sidomos nga të majtët, që kanë në thelb kulturën e argëtimit dhe shuarjen e ccdo veprimtarie kulturore që nxit mendimin, nxit reagimin. Edhe shembja e Teaterit duket si një largim nga skena e debatit e tempullit ku politika ka gjithnjë fuqi të ndikojë.

Ne duhet medoemos të kthejmë në qendër të vëmendjes debatin dhe tregun e mirëfilltë të artit, që artistët të mos jenë të varur politikisht nga qeveritë, por të jenë aplikues dhe promovues të asaj që na bën të ndjehemi krenarë. Nuk ka spe politika të kujtohet vetëm kur artistët arrijnë suklsese individfuale.

Meri Lalaj

1.Është më se e vërtetë, në lajmet tona pasi flitet mbarë e prapë për të rejat sportive kudo nëpër botë, më në fund thuhen edhe nja dy fjalë për kulturën, që shpesh e ngatërrojnë me sfilatat e modës dhe në fund fare cekin librin. Po kështu shkrimtarët janë më pak të vlerësuarit. Të shkruash një libër duket sikur ke bërë një punë angari. Mendoj se duke u zgjedhur në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë njerëz të kulturuar, ata do të venë deri diku në vend nderin e përdhosur sidomos të librit shkruar nga autorë shqiptarë.

Unë mendoj se gjatë kohës së diktaturës na dha forcë e fuqi për ta përballuar regjimin e egër pikërisht shenjtëria e librave. Duke lexuar libra ne plotësonim kulturën e munguar sado që edhe librat ishin të zgjedhur prej censurës. Tani që janë të gjitha mundësitë, njerëzit janë larguar prej librit duke u mjaftuar në të dhënat e internetit.

Tani jemi në mes të një oqeani mbushur plot me libra më të shumtët libra të përkthyer. Do doja që shtëpitë botuese të kishin një këshill, i cili të bënte përzgjedhjen e librave që duhen botuar duke ndjekur një përzgjedhje se çfarë i duhet lexuesit. Por mbi të gjitha do ngulmoja tek autorët shqiptarë, të cilët më duket se nuk vlerësohen sa duhet dhe si duhet.

Kohët e fundit lexova një roman të një shkrimtarit kenian dhe një tjetër të një shkrimtarit norvegjez të njohur botërisht, por këta të dy nuk mund të krahasohen aspak me kënaqësinë që ndjeva duke lexuar romanin “Zërat e natës” të shkrimtarit Grigor Banushi, një roman me të vërtetat e popullit tim.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas