Këngëtari i njohur me origjinë australiane, Faydee është miqësuar aq shumë me shqiptarët saqë e konsideron tashmë veten si të tillë.
Në foton e publikuar të Luana Vjollcës në “Instagram” ku ajo shihet së bashku me Faydee duke bërë me duar shqiponjën, ky i fundit ka komentuar si për të treguar dashamirësinë e tij: “Shqiptar!”
Mirëpo, ka patur nga ata ndjekës që nuk e kanë pritur mirë këtë koment të këngëtarit. “Shqiptar nuk bëhesh, por lind”-kanë komentuar disa prej tyre.
Risjellim në vëmendje se Faydee dhe Luana Vjollca sollën të shtunën bashkëpunimin “Yalla Habibi”, që duket se pritur mjaft mirë nga fansat e dyshes.