Kronika

Burgu shqiptar pa roje të armatosura, ja ku ndodhet…






               Publikuar në : 10:05 - 28/10/18 |
mapo.al

Keni dëgjuar për rastet e burgjeve pa roje të armatosur? Një histori e tillë vjen nga burgi i Smrekonicës në Vushtrri. Në këtë burg, të burgosurit janë me vepra të lehta dhe dënimet ndaj tyre kryesisht arrijnë deri në 3 vjet. Kapaciteti i këtij burgu është për 200 të burgosur.


Drejtori i Burgut të Smrekonicës, Xhevdet Maqastena tregon për Kallxo.com përvojat e tij të punës të cilën e bën që tashmë shtatë vite.



“Me ligjin për mbi ekzekutimin e sanksioneve penale, Qendra Korrektuese në Smrekonicë është burg i tipit të hapur. Këtu bëhet ekzekutimi i sanksioneve penale, gjegjësisht i dënimeve deri në 3 vite. Kapaciteti i burgu është për 200 të dënuar. Këtu bëhet ekzekutimi i dënimit vetëm për meshkuj të moshës madhore”, tha Maqestena.

Në burgun e Smrekonicës nuk ka të dënuar të mitur ose gra. Stafi i Burgut të Smrekonicës përbëhet prej 52 oficerëve të cilët janë graduar sipas pozitave dhe detyrave që ushtrojnë. Drejtori tregon se të gjithë të dënuarit në Burgun e Smrekonicës punojnë punë të ndryshme, duke filluar nga punët e pastrimit të oborrit, në kuzhinë, dhe në një hapësire prej 5 hektarësh ku mbjellin pemë e perime. Maqastena tregon se si funksionon një i burgosur.

Një karakteristikë e këtij burgu janë rrethojat brenda të cilave të burgosurit bëjnë jetën e tyre pas dënimit deri në ditën kur e rifitojnë lirinë. Të burgosurit në Burgun e Smkrekonicës nuk kanë dhoma me grila, ndërsa dhoma e tyre përmban një shtrat, një televizor, mjete për pastrimin e dhomës dhe një tavolinë.

Një burg pa roje të armatosura është ai i Smrekonicës. Drejtori Maqastena ndalet edhe tek fakti nëse e ndjejnë mungesën e rojeve të armatosura në burgun që ai e drejton.

“Asnjëherë asnjë rast i tillë nuk ka ekzistuar në këtë burg. Ideja e këtij burgu është kështu, këtu janë të dënuarit me sjelljet jashtëzakonisht të mira, me benificione, me privilegje dhe vetëdija e të dënuarit është që pse t’i humb këto benificione e të kthehet në burgje të mbyllura e ti humb të gjitha këto benificione”,- thotë Maqastena.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas