Sot në orën 18:00 dolën rezultatet e Lotarisë Amerikane dhe mijëra shqiptarë donin të dinin nëse ishin fitues
Fakti që numri i personave të cilët do të merrnin përgjigjen online ishte shumë i madh ka shkaktuar rënien e serverit në faqen zyrtare të lotarisë. Pritja e aplikuesve duket se do zgjasë.
Ndërkohë, për të parë nëse jeni fitues do ju duhet të përdorni numrin unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare.
Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes.
Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.
LEXO EDHE:
Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikanë, si të kontrolloni nëse jeni fitues