Aktualitet

Shqiptarët e riatdhesuar nga Italia: Jemi torturuar, kemi pritur 20 orë “Air Albania”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:36 - 01/05/20 |
mapo.al

Mbrëmjen e djeshme bashkë me infermierët dhe mjekët u kthyen nga Italia edhe emigrantët të cilit kishin mbetur në Itali për shkak të mbylljes së kufijve.


Një prej tyre shprehu indinjatën për shërbimin nga Air Albania, duke denoncuar se një prej pasagjereve nuk udhëtoi me ta sepse nuk kishte vend, pavarësisht se kishte biletë.


Pas mbërritjes në tokën mëmë të riatdhesuarit do të karantinohen në hotel në Durrës.


“E di ca torture kemi hequr ne! 20 orë duke pritur që të vinte avioni. Biletën që kemi prerë ditën e parë në datën 17 doli sot e anuluar. Kemi hequr picirin e zi. Sa njerëz në dispozicion për tu marrë vesh me Air Albania dhe nuk merreshin vesh. Italianët bënë çmos për të na ndihmuar ne, kur vendi jonë nuk na ndihmoi fare. Një grua ka ngelur e vetme atje, në aeroport në Romë, sepse nuk kishte vende“. ora




Pas