Aktualitet

Shqiptarët me pagat më të ulëta në rajon, kryeson Mali i Zi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:50 - 23/09/21 |
mapo.al

Nëse punon në Shqipëri, paga që merr në fund të muajit është më e ulëta në të gjithë rajonin.






Viti 2021 solli rritje të pagës minimale dhe shtesa për një pjesë të administratës, por të ardhurat nga puna na rendisin të fundit, krahas Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnjës e Kosovës.


Në pjesën e parë të vitit, paga në shtet arriti në 68 000 lekë (563 euro) ndërsa në sektorin privat, 51 mijë lekë (422 euro).







Sipas sektorëve, bankierët dhe punonjësit teknologjisë së informacionit paguhen më shumë 990 euro (120 mijë lekë) dhe 730 euro (88.000 lekë), ndërsa pagat më të ulëta ndahen në ndërtim (347 euro) dhe bujqësi e peshkim (298 euro).




Pagat më të larta në rajon sipas profesionit, ndahen në Mal të Zi për bankierët me rreth 1500 euro në muaj. Në arsim, mësuesit shqiptarë paguhen mesatarisht 20-50% më pak se në vendet e tjerë fqinjë (gati 560 euro).



Rritja e rrogave është një ndër synimet kryesore të qeverisë në programin për 4 vitet e ardhshme. Ajo programon që deri në 2025-ën, paga mesatare në administratë të rritet me 25 për qind, për të shkuar në 85 000 lekë ose 700 euro.

Për Eurostat, Shqipëria ka sot mesataren e të ardhurave për frymë, sa 31% e mesatares së vendeve europiane.

1



CLOSE
CLOSE
Pas