Aktualitet

Shqiptarët mund të ushqehen vetëm me rritje pagash e jo me fjalë boshe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:45 - 09/02/21 |
Bledar Kurti

Varfëria është forma më e keqe e dhunës. Kjo dhunë ka rënduar mbi shqiptarët prej kohësh dhe gjatë viteve të fundit ka arritur në ekstrem.
Sot shqiptarët janë më të varfër se kurrë. Vuajnë për bukën e gojës. Bëni sikur e besoni apo nuk e besoni, kjo varet nga interesat politikë të gjithsecilit, por ky është fakt.





I keni mjeruar shqiptarët deri në pikën e mbijetesës dhe sigurimit të bukës së gojës.
Shqipëria, me një qeverisje që investon miliarda për propagandë, ka pagën minimale më të ulët në Europë. Në nivelin e 210 eurove, paga minimale është më e ulët se në Serbi (344 euro), Mal të Zi (331 euro) dhe në Maqedoni, (282 euro.)
Të mos krahasojmë vendet e tjera të Europës që kanë nivele të larta.
Profesionet e mësuesve, infermierëve, mjekëve, administrata publike etj., kanë paga qesharake të cilat krahasuar me Kosovën janë vetëm 1/3, ndërkohë që Kosova ka 1/7 e buxhetit të shtetit me ne.


Faturat e energjisë elektrike, ujit, çmimet e barnave shëndetësore, dhe karburanti janë më të lartat në rajon e madje edhe kontinent.
Ky trajtim ndaj shqiptarëve është dhunë dhe ndaj shtresës së mesme është asimilim.
Ndaj STOP fjalëve. Rrisni pagat dhe pensionet. Hera e fundit që pati rritje ishte 8 vite më parë e që nga ajo kohë asnjë rritje vetëm fjalë, premtime dhe propagandë.
Turp të keni ju dhunues të shqiptarëve. Jeni turpi i një kombi.
Gostitni si derrat e trashni edhe më shumë dhjamin për 10 brezat e ardhshëm të farës suaj ndërkohë shqiptarët nuk kanë me çfarë të ushqehen sot.
“Varfëria lind revolucionin,” tha Aristoteli. Ndaj 25 prilli është revolucion. Një revolucion i drejtë për të jetuar, për t’u ushqyer. Një revolucion për bukën e gojës. Një revolucion kundër derrave dhunues.




 


1



Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas