Lojtarët e kombëtares kuqezi që luajnë në kampionatin grek të futbollit kanë kaluar një pasdite shumë pozitive në skuadrat e tyre respektive.
Në takimin mes Larisës dhe Panthinaikos, në fushë ishin plot katër shqiptare. Për AEL Larisën, në fushë ishin Andoni dhe Sahiti, ndërsa për gjigantët e Panathinaikos luajti për 90 minuta mesfushori Kaçe, që për teknikun e Shqipërisë, Panuçi, nuk kishte minutat e duhura që të vishte fanellën kuqezi.
Andoni gjeti rrugën e rrjetës, falë një penalltie, por në fund do të ishte skuadra e Kaçes që do të merrte një fitore 1-3 në transfertë.
Paraqitje shumë e mirë edhe për mbrojtësin e ri, Enea Mihaj. Lojtari i Panetolikos bëri një ndeshje shumë të mirë në prapavijë dhe me disa ndërhyrje shumë vendimtare, arriti të shpëtojë një pikë për ekipin e tij.