Aktualitet

“Shqiptarët s’do zgjedhin deputetë 3D” – Bardhi: Rama, i tmerruar nga 25 prilli








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:57 - 31/10/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon fill pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama nga Kukësi, për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në PD.


Ai u shpreh në lidhje me të se është farsë.


Mirëpo Bardhi i konsideron këto sulme dëshmi të frikës që sipas tij kreu i qeverisë ndjen për rezultatin e zgjedhjeve më 25 prill.



Në një postim në “Facebook”, Bardhi shkruan se Rama shpif çdo ditë për procesin, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra qytetarë që kërkojnë ndryshim.


“Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu”, përfundon Bardhi.

Lexo edhe :  Basha njihet me shqetësimet e bizneseve në Tiranë: Reduktim stafi dhe përgjysmim xhiroje

Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi në “Facebook”:

Edi Rama i frikësuar nga zgjedhjet qenka marrë sot prapë me procesin demokratik të përzgjedhjes së kandidatëve në PD. Është aq i shqetësuar me procesin, sa shpif çdo ditë për të, me shpresën se shqiptarët nuk e kuptojnë që procesi është i vërtetë dhe ka angazhuar me mijëra e mijëra qytetarë, që janë gati të votojnë ndryshimin në 25 Prill.

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, prandaj do votojnë për PD dhe kandidatët e saj përfaqësues, që i kanë propozuar dhe votuar vetë paraprakisht, që kanë kaluar filtrin e verifikimit nga partia dhe qytetarët, në vend të listës 3D të deputetëve të PS që do t’i përzgjedhë përsëri Niçja i Shijakut, por kësaj here nga burgu.

Rezultati i procesit 3D të Edi Ramës 👇


Etiketa: , , , ,

Pas