Aktualitet

Shqiptarët s’mbajnë radhën në doganë, turistët bllokojnë rrugën/FOTO






               Publikuar në : 11:22 - 05/08/19 |
mapo.al

Ditën e djeshme, në pikën kufitare të Hanit të Hotit është regjistruar një fluks i madh automjetesh që prisnin në radhë. Të gjendur përpara sjelljeve të shoferëve shqiptarë, që nuk respektonin radhën, ata kanë dalë në rrugë dhe kanë protestuar.


Kjo është një problematikë e cila është kthyer në një normalitet në doganat shqiptare. Teksa shoferët shqiptar zgjedhin që të ankohen brenda makinës së tyre, të nervozohen apo t’i bien borive, duke sjellë edhe më tepër përkeqësim të situatës, turistët francezë kanë dhënë shembull të një reagimi qytetarë.

Francezët kanë veshur jelekët e verdhë, që tashmë janë kthyer në një simbol të protestuesve në Francë duke bllokuar kalimin e mjeteve në korsinë tjetër. Kjo gjë ka nervozuar shoferët shqiptarë, pasi shkaktoi më shumë trafik nga çfarë ishte…megjithatë duhet thënë që mesazhi u përcoll.


Turistët francezë bllokojnë korsinë e rrugës në Han të Hotit


Etiketa: , , ,

Pas